Bjellorusia akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, të planifikuara në Bjellorusi për më 9 gusht, dhe deklaroi se synon të diskutojë për këtë çështje me presidentin rus, Vladimir Putin në një takim në të ardhmen e afërt.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, nuk pranoi akuzën dhe pretendoi se ”dje, në ditën e paradës ushtarake në Sheshin e Kuq për 75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë patën mundësinë të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe dialogu i tyre do të vazhdojë”.

Lukashenko, i cili qeveris Bjellorusinë me dorë të hekurt që prej vitit 1994, theksoi se ”kundërshtarët (e tij) që protestojnë në rrugë nuk janë veçse kukulla”.