Bislimi: Ligji për rimëkëmbje ekonomike sjell shumë përfitime, si ajo e tërheqjes së 10 përqindëshit

Lidhur me këtë, Faton Bislimi, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë që ky ligj, i shërben direkt qytetarëve të Kosovës.

“Është ligj që do sjell benefite të rëndësishme; ndërhyrje të rëndësishme financiare dhe lehtësira të tjera fiskale për bizneset në Kosovë. Problemet dhe pasojat që ka sjell pandemia, përveç faktit që kanë shkaktuar dëme të rëndësishme në aspektin e humbjes së jetërave të rreth 600 qytetarëve të Kosovës , kanë krijuar amulli të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe humbjeve ekonomike që Kosova i ka pësuar gjatë kësaj periudhe”.

Bislimi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që beson që ligji do të rikthehet në Kuvend, për të kaluar në lexim të dytë.

“Ne fatkeqësisht si çdo vend i botës, edhe ne nuk jemi kursyer nga sfida e pandemisë dhe pasojat. Besoj që si sot që ligji kaloi në lexim të parë, edhe pasi të kalojë afatet procedurale do të rikthehet në Kuvend për të kaluar në lexim të dytë”.

“Gjatë kësaj periudhe, është mundësia që të rishikohen çështjet specifike brenda ligjit; ka mundësi të inkorporimit të çështjeve që mund të kenë shprehur interes të veçantë edhe deputetë të caktuar. Në leximin e dytë ligji të jetë edhe më i pranueshëm. Përkundër kësaj, në versionin që është tanim besoj që ligji sjell një sërë benefitesh të caktuara”.

“Më konkrete është ajo që është më popullorja; tërheqja e 10 përqindëshit të trustit nga kursimet pensionale të qytetarëve. Pritet që nga tërheqja e kësaj shume nga qytetarët, përmes këtij ligji pritet të mundësohet që dikun rreth 200 milion euro të futen në ekonominë e vendit”.

“Tjetër me rëndësi për bizneset, është ndryshimi i ligjit i cili e themelon Fondin Kosovar për Garanci të Kredive. Rritja në këtë ligj, është bërë nga 50% e shumës së kredive të garantuara që bizneset kanë mundur t’i marrin. Tash përmes ligjit për rimëkëmbje ekonomike kjo rritje shkon për 80%, që është shumë e rëndësishme”.