‘Bisha’ e rrah keq rusin!

Amerikani Derrick Lewis është mbreti i ri në pesha të rënda në UFC.

I njohur me nofkën si “Bisha e z…” e shkatërroi rusin Aleksei Oleinik pikërisht në raundin e dytë në UFC.

Luftëtari i madh Lewis, e tronditi veteranin rus në spektaklin UFC në Las Vegas me një nokaut teknik në raundin e dytë. 

Image

Ky është nokauti i 11-të i Lewis në karrierën e tij në UFC, i cili theu rekordin e peshës së rëndë, dhe për rekordin absolut të UFC-së atij i mungojnë vetëm dy nokaut të tjerë.

Në video, mund ta shikoni nga minuta 7.40 se si amerikani shkatërron rusin.