BËRNZ: Marrëveshja e Ohrit – kthesë e rëndësishme që i ndihmoi shtetit t’i kapërcejë ndasitë etnike

/

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërnz sot në Tuiter shkroi se Marrëveshja e Ohrit është kthesë e rëndësishme që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut për t’i kapërcyer ndasitë etnike.

“Sot e shënuam 19-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kthesë e rëndësishme që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut t’i kapërcejë ndasitë etnike. Me padurim pres të bashkëpunojmë me të gjitha palët e interesuara për rritjen e kohezionit social dhe mirëkuptimin ndëretnik viteve të ardhshme”, shkroi Bërnz në Tuiter.