Berisha: Srebrenica krim i pandëshkuar, kriminelët sorollaten rrugëve të Beogradit si heronj

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook, ka rikujtuar masakrën e Srebrenicës në 25-vjetorin e saj, ku u vranë mbi 8000 civilë.

Berisha ka potencuar se Kosova duhet të jap prova të sërishme se ishte viktimë e luftërave që shkaktoi agresioni serb në ish-Jugosllavinë artificiale, përderisa kriminelët serb ‘defilojnë’ në Beograd lirshëm.

Ky është postimi i tij:

Srebrenica, 25 vjet pas, fatkeqësisht ende mbetet krimi i pandëshkuar i fundshekullit të kaluar, që ndodhi para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Mbi 8 mijë jetë të humbura të myslimanëve civil, masakra më e madhe e gjenocidit serb me përmasa ballkanike e botërore, që u kamuflua me gjyqe të improvizuara të Serbisë!

Kriminelët edhe sot sorollatën rrugëve të Beogradit e para syve të Vuçiqit sikur heronjë, përderisa Kosova duhet të jap prova të sërishme se ishte viktimë e luftërave që shkaktoi agresioni serb në ish-Jugosllavinë artificiale.