Berisha me Fortunën një pikë, Werderi i Rashicës rrezikohet që të bie nga liga

Fortuna Dyseldorfit si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Augsburgun, në javën e 33-të të Bundesliga I në futboll.  

Në minutën e 10-të Niederlechner shënon për Augsburgun por Henning barazon në atë 25-tën. Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka luajtur deri në minutën e 80-të për Fortunën. Fortuna është në vend të 16-të me 30 pikë dhe Augsburgu i 15-ti me 36 sosh.

Mainzi si vendas e mposhti me 3:1 Werderin nga Bremeni. 

Golat për vendasit i shënuan Quaison (25′), Boetius (30′), Fernandes (85’) dhe për Werderin Osako (58′).  Futbollisti i Kosovës, MIlot Rashica ka qëndruar në bankën e skuadrës së Werderit, e cila është rrezik që të bie nga liga.

Mainz është në vend të 13-të me 37 pikë, ndërsa Werderi i parafundit (i 17-ti) me 28 sosh.