Benzinat lirohen për gjysmë denari, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

//

Benzinat sonte nga mesnata do të lirohen për gjysmë denari në litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE). Me vendimin realizohet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 0.41 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 arrin 59, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të shitet për 61 denarë për litër. Çmimet me pakicë të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) mbeten 50.5 denarë për litër.

Sipas vendimit të KRRE-së për 1.09 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 26.754 denarë.

Si arsye e uljes së çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë uljen e çmimit referent të benzinës në shtatë ditët e kaluara në mesatare prej rreth 2.515 për qind, rritje e dizelit për rreth 0.074 për qind si dhe 0.006 për qind kursit të zmadhuar të denarit lidhur me dollarin.