BEI është e gatshme ta intensifikojë mbështetjen për rajonin në përballjen me sfidat energjetike

Shkup, 4 nëntor – Nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investime (BEI), Liljana Pavllova gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Procesin e Berlinit në vitin 2022, e ka konfirmuar mbështetjen e bankës së BE-së për tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë energjetike të rajonit.

Duke folur për pakon energjetike për Ballkanin Perëndimor të cilën para pak kohësh e publikoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nënkryetarja Pavllova e ka theksuar këtë si dëshmi të qartë për solidaritetin e BE-së me rajonin.

“Diversifikimi i miksit energjetik dhe rritja e rezistencës së rajonit për ndryshimet klimatike do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët. Si bankë e BE-së, BEI do t’iu mbështesë gjatë këtij rrugëtimi. Në zemër të këtyre përpjekjeve do ta vendosim përzierjen tonë gjithëpërfshirëse të kredive, përzierje dhe shërbime këshilluese. Si gjithnjë, do ta bëjmë këtë bashkë me partnerët dhe qasjen e Tim Evropa për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian”, ka theksuar Pavllova.

Në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe partnerët e tjerë të Tim Evropa, BEI në mënyrë globale dhe aktive punon në zhvillim të shumë investimeve në energjinë e ripërtëritshme në rajon, siç janë parku me erë në Vllashiq dhe centrali diellor në Obiliq. Në të njëjtën kohë, banka zhvillon instrument inovativ financiar për rajonin për nxitje të energjisë më të pastër, përshtatje klimatike dhe zhvillim të gjelbër teknologjik, si dhe për stimulimin e investimeve të sektorit privat në tranziconin e gjelbër dhe digjital.

Këtë vit, BEI siguroi tetë grante teknike në vlerë prej mbi tetë milionë euro për projekte efikase energjetike në kuadër të Iniciativës së saj për përforcim të rezistencës së ekonomisë, duke përfshirë edhe projektin për banesat sociale në Tiranë dhe sistemin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Që nga viti 2009, BEI investoi 9,5 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuuar për zhvillimin e infrastrukturës vitale, rritjen e sektorit privat, si dhe për rrjet më të sigurt dhe të llojllojshëm energjetik.