Bëhet virale videoja gazmore e sigurimit të Millwallit, pasi tifozët pushtuan fushën

Punëtorët e sigurimit të klubit Millwall janë bërë viral tashmë në rrjetet sociale, pasi tifozët pushtuan lehtësisht fushën pas ndeshjes së tyre të fundit në shtëpi në kuadër të Championship.

​‘Luanët’ mundën Peterborough me rezultat të pastër 3-0 në The Den të shtunën pasdite, me tifozët që vrapuan në fushë pas vërshëllimës së fundit.

Mbështetësit e ekipit vendas lanë vendet e tyre në tribunë dhe u futën në fushën e lojës – me pothuajse asnjë rezistencë nga punëtorët e sigurimit.

Një video e reagimit të sigurimit të Millwallit që as nuk ‘lodhen’ për të parandaluar pushtimin e fushës, ka bërë që mediat sociale të mbingarkohen dhe të bëhet virale.

“Punëtorët e sigurimit që luajnë të ngecur në baltë”, shkroi një përdorues në Twitter, ndërsa një tjetër shtoi me shaka: “Mbrojtja e Man United këtë sezon”.

Millwall momentalisht renditet në vendin e tetë, ndërsa mbyll sezonin e tyre në Bournemouth të shtunën e ardhshme.