Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Shkup, 4 gusht – Shteti sot ka lëshuar emetimin e njëzetë fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë të përgjithshme prej 8 milionë euro me të cilën do të kompensohen të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për denacionalizim nga data një janar 2020 deri më datë 31 dhjetor.2020, ku përcaktohet kompensimi që të bëhet përmes fletëobligacioneve.
“Mjetet që janë ndarë përmes fletëobligacioneve, shteti do t’i paguajë me këste dhjetëvjeçare me normë interesi në nivel vjetor prej 2 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.
Në kumtesë thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut në çdo kohë mund të bëj blerje të fletëobligacioneve për denacionalizim para afatit të maturimit të tyre sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tregtimi me fletëobligacione për denacionalizim do të bëhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave anëtare të Bursës së Maqedonisë.
Para afatit të maturimit të tyre, qytetarët mund t’i shfrytëzojnë fletëobligacionet për denacionalizim për pagesë të banesave në pronësi shoqërore.