“BE-ja për ty” në Rajonin e Planifikimit Juglindor

Dojran, 6 gusht – Euroambasadori Dejvid Gir sot në suaza të fushatës “BE-ja PËR TY” do të qëndrojë në rajonin e planifikimit Juglindor, ku do t’i vizitojë komunat Dojran dhe Konçe.

Euroambasadori Gir së bashku mr kryetarin e komunës së Dojranit Ango Andov do t’i vizitojë të dy projektet që i ka financuar BE-ja në suaza të Programit për konkurencë lokale dhe rajonale – Parkun e Qytetit dhe Skenën e hapur verore në Dojran. Njëherit, me kryetarin e komunës Konçe, Bllagoj Iliev do t’i vizitojë rrugën e rikonstruuar dhe shtigjet malore në këtë Komunë.