BDI shpalli fitore në Tetovë, Saraj, Kërçovë, Strugë, Tearcë…

/

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitore në Tetovë dhe për këtë festa ka nisur në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

“Nga të dhënat BDI ka fitore në Tetovë, fitore në Saraj, Kërçovë, në Strugë, Tearcë, në Sopishtë dhe ku tjetër jo. Do të dalim së shpejti me informacione”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.