BDI-ja propozon agjendën e tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

AGJENDË

13 gusht 2020, Shkup

Të nderuar drejtues të:

Koalicionit “Tash është koha” – Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa,

z. Ziadin Sela dhe z.Afrim Gashi

Lëvizjes Besa,

z. Bilall Kasami

Partisë Demokratike Shqiptare,

z. Menduh Thaçi

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

1. Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar

2. Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020

3. Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta

4. Të ndryshme

Agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve të Tryezës së Përbashkët.

Propozojmë formatin vijues për pjesëmarrje: Kryetar plus dy bashkëpunëtorë.

Me respekt, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

______________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.