BBR ofron dy paketa për përforcimin e Mazda MX-5 (FOTO)

në kategorine Auto

Kompania britanike që merret me modifikimin e veturave, BBR, ofron dy paketa për përforcimin e modelin e 2019-ës të Mazdës, MX-5, i cili ka motor 2.0-litër SkyActiv-G.

Paketa e parë mban emrin “Super 200” dhe motori 2.0-litër SkyActiv-G në këtë rast përforcohet në 204 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Ndërsa paketa e dytë, që mban emrin “Super 220”, përmes sistemin të shkarkimit të gazrave nga çeliku, filtrin K&N për ajër dhe njësinë ECU “StarChip”, përfshinë përforcimin e motorit të Mazda MX-5 në 224 kuajfuqi.

Të dy këto paketa vijnë me garanci nga 12 deri në 36 muaj.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.