Bastisje në Kavadar, janë gjetur armë dhe municion, arrestohet një person

Shkup, 3 dhjetor – Policia dje në Kavadar e ka privuar nga liria O.T. (73) nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë “Cërvena zastava” me dy karrikatorë me nëntë plumba të kalibrit 7,65mm, pistoletë “Gesichept” me një karrikator dhe një pistoletë dhe 61 plumba të kalibrit të ndryshëm.

Siç kumtoi MPB-ja, ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate.