Basha: Rama i zhytur në krim, ai duhet të ikë

në kategorine Shqipëri

Lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Rama duhet të largohet pasi mbijetesa e tij politike lidhet me krimin.

 

Nga selia blu, Basha akuzoi qeverinë se po punon për interesin e pakicës dhe se ka varfëruar shqiptarët.

 

“Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës. Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit. Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve. Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni kocnesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramëndëse. Janë të gjitha shërbimi dhe favoret që Edi Rama u bën krimit dhe oligarkëve. Ato janë varfërim i shqiptarëve të thjeshtë. Edi Rama nuk i ka shërbyer kurrë popullit dhe nuk do t’i shërbejë kurrë popullit. Ai është kryeminsitri i krimit, kyeministri i oligarkëve dhe do jetë i tillë deri në ditën e fundit që do të jetë në pushtet.”

 

Sipas Bashës, vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin.

 

“Ndaj përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët. Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm. Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë.”

 

Pastrimi i sistemit politik, sipas liderit demokrat dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.