Basha në Kombinat: Rama po provon çdo lojë të pisët politike

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në një masoneri në zonën e  Kombinatit në Tiranë për të diskutuar mbi situatën e krijuar në ekonomi nga ndikimi që ka shkaktuar pandemia  e Covid-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se “Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”.

“Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”, thekson kryedemokrati.