Bartja e maskave shpëton jetë

Që nga data 13 mars kur janë shfaqur rastet e para me këtë virus dhe deri dje në vend janë shfaqur 4.512 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të respektohen masat e rekomanduara nga ata për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

IKSHPK edhe sot po ashtu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën thirrje që të barten maskat. /Lajmi.net/