Barcelona publikon video të Lewandowskit dhe Gavit, të shoqëruar me këngë shqip

Në mbrëmjen e së hënës u mbajt ceremonia e Topit të Artë.

Në këtë ceremoni, çmimin kryesor e mori sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, shkruan lajmi.net.

Benzema u shpall futbollisti më i mirë në botë.

Por, çmime morën edhe dy lojtarët e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili e mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, teksa Gavi mori atë për lojtarin më të mirë për të rinjtë.

FC Barcelona e ka publikuar një video në ‘TikTok’, me dyshen, por vëmendjen e mori kënga shqipe, e cila përcillte videon.

“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, thuhet në mbishkrim.