Barcelona konfirmon lëndimin e De Jong, nuk dihet rikthimi i mesfushorit

Frenkie De Jong po përballet me një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Barcelona ka njoftuar se testet mjekësore kanë zbuluar se lojtari ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.

De Jong zbriti në fushë nga minuta e parë në ndeshjen që Barcelona e fitoi 4:0 ndaj Mallorcas më 13 qershor, por mungoi në ndeshjet pasuese kundër Leganes dhe Sevillas.

Liderët e La Ligas nuk janë të sigurt se kur 23 vjeçari do të rikthehet sërish në fushë, por do të përcjellin me kujdes rikuperimin e tij.

Mungesa e De Jong do të jetë një humbje e madhe për Barcelonën në fazën finale të sezonit.