Banorët e një lagjeje në Kaliforni “e kanë ngritur çështjen te autoritetet më të larta” pasi një derr po shkatërron kopshtet e tyre

Banorët e një lagjeje në Stockton, Kaliforni, janë ankuar duke e çuar çështjen deri te autoritetet më të larta” për një derr shtëpiak që u shkatërron kopshtet duke dalë shpesh nga oborri.

Derri, një 7-muajsh i quajtur Wiggly, është parë duke gërmuar në prona të ndryshme.

Autoritetet konfirmuan se kafsha ishte në gjendje të lirë më 14 korrik, por nuk u gjet kur u kontrollua zona dy ditë më vonë.

Sipas rregullores lokale, derrat nuk lejohen si kafshë shtëpiake në qytetin e Stocktonit.

Andaj, pronarit i është dhënë një afat prej 14 ditësh për ta larguar kafshën.