Ballkani nuk njihet sipas informatorëve

Shkup, 12 maj – Disa institucione nuk dorëzojnë raporte në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me raportimin e brendshëm të mbrojtur. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në fjalimin e saj në manifestimin e organizuar nga Qendra për gazetari hulumtuese – SKUP Maqedoni me rastin e Ditës botërore të informatorëve, tha se edhe pse shumë institucione kanë të vendosur sistem për raportim të brendshëm të mbrojtur nuk përmbushin plotësisht obligimi për të dorëzuar rraport në KSHPK sepse nuk kanë pranuar raporte nga informatorët.

“Analiza e raporteve gjashtëmujore të pranuara ka treguar se ka një përmirësim të lehtë në zbatimin e ligjit për raportimin e brendshëm të mbrojtur. Raportet e dorëzuara përmes kanalit të brendshëm të raportimit që është themeluar në institucionet tregojnë se qytetarët ende janë të inkurajuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të raportojnë dyshime, përkatësisht njohuri për paligjshmëri apo parregullsi në punën e institucioneve”, tha Ivanovska.

KSHPK-ja në vitet e kaluara ka pranuar një numër të ndryshëm të raportimeve, përkatësisht sipas Ivanovskës në vitin 2019 janë pranuar 19 raportime, në vitin 2020 janë pranuar gjashtë raportime dhe në vitin 2021 janë pranuar nëntë raportime nga informatorët.

“Nga të gjitha raportet janë refuzuar 26 lëndë për shkak se nuk ka elemente për veprimin e komisionit. Në një rast janë vërtetuar arsyet e pretendimeve në raportin e dorëzuar dhe është dorëzuar nismë në Qeverinë e RMV për të përcaktuar përgjegjësinë e personit të paraqitur dhe nismën për ndjekje penale në Prokurorinë Themelore Publike”, tha Ivanovska.

Arjan Durmishi, koordinator i koalicionit të Evropës Juglindore për mbrojtjen e informatorëve, deklaroi se me përjashtim të Serbisë, rastet e informatorëve në Ballkan ishin përgjithësisht të ulëta.

“Në Serbi ka një numër më të madh, sepse unë kam punuar më shumë atje me institucionet ligjore, sepse informimi është një çështje që aktualisht nënkuptonimplikim në sistemin gjyqësor dhe kërkon njohje të mirë të legjislacionit dhe procedurës. Kjo ofron një mjedis më të mirë për informatorët që të ndërmarrin veprime të ngjashme”, tha Durmishi.

Si informim të rëndësishëm ai veçoi rastin në Maqedoni nga viti 2015 kur punonjësit në strukturat e sigurisë me informimin e tyre mundësuan ndryshime të rëndësishme me dorëheqjen e Qeverisë së Gruevskit, zgjedhjet e reja, Marrëveshjen me Greqinë, anëtarësimin në NATO. Sipas tij, nuk ka gjithmonë rëndësi numri i informimeve, por cilësia e indikacioneve dhe ndryshimet që pasojnë.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupaçevski, theksoi se informatorët që raportojnë informacione dhe veprojnë në interes të publikut dhe marrin pjesë aktive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, meritojnë mbrojtje dhe mbështetje solide.

“Vetëm me sigurimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së sinjalizuesve do të kontribuojë në përforcimin e rolit të tyre në zbulimin e shkeljeve serioze të interesit publik si korrupsioni, shkeljet e drejtësisë, evazioni tatimor, mungesa e mbrojtjes së mjedisit dhe sulmet ndaj të drejtave të punëtorëve”, tha ministri Tupançeski.

Ai iu referua rasteve të Eduard Snouden, Xhulian Asanzh dhe Bredli Mening, duke theksuar se ajo që i bashkon të tre është se ata zgjodhën të mos heshtin, pra vendosën të ekspozojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga ata që ishin të detyruar të mbronin interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve.