Bajdeni ka urdhëruar vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësor

Presidenti amerikan Xho Bajden ka urdhëruar vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësor që duhej të fillonte nga java e ardhshme, por është bllokuar nga gjykata federale në Misuri.

Gjykatësi Teri A.Doti në fakt vetëm e ka vazhduar urdhrin e posaçëm që gjykata dje e ka dhënë.

Para kësaj, vetëm 10 shtete i janë bashkuar kundërshtimit të vendimit të presidentit të kërkojë nga të gjithë punonjësit shëndetësor në spitale dhe Shtëpi pleqsh më 6 dhjetor të pranojnë dozën e parë të vaksinës dhe tërësisht të rivaksinohen deri më 4 janar.

“Nuk ka dilemë se përkushtimi ndaj vaksinës për 10.3 milionë punonjës shëndetësor është diçka që Kongresi duhet ta bëjë, jo agjenci qeveritare”, ka shkruar gjykatësi Doti nga gjykata e Qarkut në SHBA për qarkun Luiziana.

Ai ka shtuar se “nuk është e qartë se edhe akti i Kongresit me të cilin urdhërohet vaksinimi është kushtetues”.

Gjykatësi, nominuar nga ish presidenti Donald Tramp ka shtuar se prokurorët “kanë interes të mbrojnë qytetarët e vet nga kërkesat që t’i nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm” dhe të “parandalojnë humbje të vendeve të punës dhe të ardhurave nga taksat” që mund të dalin nga ai vendim.

Disa qytete dhe shtete tashmë kanë sjellë vaksinim të detyrueshëm për punonjësit shëndetësor në tentimin të parandalojnë përhapjen e infektimit e cila shpesh vjen nga Shtëpitë e pleqve.