Babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda ditës, dy gurët që i ndryshuan jetën

Saniniu Laizer, baba i 30 fëmijëve është bërë milioner brenda natës, pasi shiti dy gurë të çmuar.

Minatori fitoi 3.4 milionë dollarë nga Ministria e Minierave për këta dy gurë të veçantë që së bashku arrinin një peshë prej 15 kg.

Guri Tanzanite gjendet vetëm në pjesën veriore të Tanzanisë dhe përdoret për të bërë stoli. Ai është një nga xhevahiret më të rrallë të Tokës dhe shumë gjeologë vlerësojnë se burimet e tij mund të shterojnë krejtësisht brenda 20 vitesh.

Guri i çmuar ka disa varietete që variojnë sipas ngjyrës. Çmimi i tij përcaktohet nga ngjyra dhe qartësia, sa më të mëdha të jenë aq më i lartë është dhe vlerësimi monetar.