Azet ndihmon nevojtarët për festën e Kurban Bajramit

në kategorine Diaspora

Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, momentalisht është duke qëndruar në Kosovë.

E Diel, 11 Gusht 2019 – 13:05
albinfo.ch

Kjo ngase ai gjatë kësaj kohe është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, përreth vendit tonë.
Ndërkohë, sot (e diel) me rastin e festës së Kurban Bajramit reperi ka zgjedhur t’i ndihmojë nevojtarët.
Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve”, ka thënë në njërin prej postimeve ai.
Përveç tij, festën e kanë uruar edhe shumë yje të tjerë të estradës me postime të llojllojshme. /Telegrafi/

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.