Azem Sadiku nga PDSH rikandidon për Komunën e Studeniçanit

/

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)- dega Studeniçan ka mbajtur kuvendin e degës ku u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së degës.

Siç njofton Shërbimi për informim nga kjo parti, për kryetar të degës së Karshiakës u zgjodh Nimetulla Demiri, ndërsa në këtë kuvend komisioni vendosi që Azem Sadiku të rikandidojë për Komunën e Studeniçanit.

Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi duke iu adresuar simpatizantëve me një fjalim rasti.

“Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të Azem Sadikut që jeta e banorëve të këtyre anëve të jetë më e mirë, më kualitative dhe më e zhvilluar në të gjitha aspektet”, u shpreh Thaçi.