“Axhibadem Sistina”: Nuk pranojmë pacientë pozitivë, të cilëve u nevojitet trajtim të Kovid-19

Shkup, 24 qershor 2020

Në pajtim me dekretin e ri të Qeverisë, si dhe duke i respektuar të gjiha parimet morale-etike dhe mjekësore, ju njoftojmë se Spitali klinik “Axhibadem Sistina” nuk mundëson trajtim të pacientëve pozitivë në Kovid-19, përveç pacientëve, te të cilët gjatë pranimit dhe përgatitjes për intervenim është marrë test pozitiv për koronavirus, e të njëjtit janë në gjendje të rrezikut për jetë dhe nevojitet trajtim urgjent. Spitali që nga vet fillimi ka protokoll, ku të gjithë pacientët e hospitalizuar testohen për koronavirus me PCR test të shpejtë, dhe me këtë jemi të vetmit në shtetin tonë. Gjatë intervenimit respektohen të gjitha protokollet e sigurisë për mbrojtje të personelit, e pastaj pacientët transferohen në pjesë tërësisht të izoluara dhe posaçërisht të pajisura të spitalit. Me këtë, spitali në nivelin më të lartë i mbron pacientët tjerë dhe personelin nga bartja e virusit. Spitali klinik “Axhibadem Sistina” nuk pranon pacientë pozitivë, te të cilët nevojitet trajtim të sëmundjes Kovid-19.

Spitali klinik “Axhibadem Sistina”

________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.