Zbret shkallëve spirale me Golf 2, videoja e filmuar në Kroaci bëhet virale

Në një ueb-faqe kroate ka publikuar një video e pazakontë. Në të shihet një djalë i ri me veturën Volkwagen Golf 2, duke tentuar të zbret shkallëve spirale në qytetin kroat të Splitit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, atë e këshillonin qytetarët se si duhet zbritur me mjet shkallëve, pa pësuar ndonjë lëndim apo të ngec në mes tyre, transmeton Telegrafi.

Por, pavarësisht këshillave të shumta, vetura ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme, megjithatë kjo nuk e ndali shoferin që të arrij në destinacion – në tokë.

E ky veprim ka hasur në kritika të shumta, ku qytetarët kroatë besonin se ai mund të shërbej si model për të rinjtë – duke rrezikuar kështu jetën pa kurrfarë nevoje. 

https://www.facebook.com/watch/?v=366943701694441