Author

medial

medial has 14098 articles published.

Protesta në Moskë: Mbi 20 mijë vetë në shesh

në kategorine Bota

Mbi 20 mijë vetë protestuan në Moskë duke kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme në kryeqytetin rus. Protestuesit kërkonin që kandidatët e opozitës të lejohen të regjistrohen në zgjedhjet e Shtatorit për këshillin bashkiak

Autoritetet kanë refuzuar t’i regjistrojnë pavarësisht se çdo kandidat ka mbledhur të paktën 5 mijë firmat e kërkuara sipas ligjit. Sipas tyre deklaratat e mbështetësve të kandidatëve ishin të pasakta e për pasojë 30 kandidatë nuk u regjistruan.

Edhe lideri i opozitës Aleksej Navalni, iu bashkua protestuesve dhe deklaroi javën e ardhshme protesta do ishte edhe më e madhe, deri kur autoritetet të pranojnë të regjistrojnë kandidatët në zgjedhje./ABC News Albania 24/7

Burimi: http://abcnews.al/

Zbardhet kallëzimi/ PD-prokurorisë: Heto krimet e 30 qershorit

në kategorine Shqipëri

Partia Demokratike depozitoi këtë të shtunë një  kallëzim penal në prokurori për krimet zgjedhore të 30 qershorit.

Në Kallëzimin e dorëzuar në datën 12 korrik nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD akuzon Arta Markun se po përdor pengimin e hetimeve për zgjedhjet për të përfituar emërimin si prokurore e përgjithshme.

Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare.

Të vetmit që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë asgjë nga krimet e mësipërme janë prokurorët e Republikës, që duhet të ishin në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas demokrateve, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme  ka injoruar detyrimet, ndërsa mosveprimi i saj për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur.

Deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017 përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Ne kallëzim  renditen edhe shtatë shkeljet kryesore të cilat PD i cilëson si krime elektorale që nga moszbatimi i dekretit të presidentit, regjistrimi jashtë afatit i Bindjes Demokratike e deri tek manipulimi i pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit dhe fletët kontrabandë.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

BE – Brukseli i kërkon Teheranit të lirojë anijet dhe të mos rrisë tensionet

në kategorine Bota

BRUKSEL, 20 korrik /MEDIAL-DPA/ – Bashkimi Europian i kërkoi Iranit të lirojë menjëherë anijet e kapura në ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se këto zhvillime rrisin rrezikun për një përshkallëzim më të madh të një situate tashmë të tensionuar.
“Kapja e dy anijeve nga autoritetet iraniane në ngushticën e Hormuzit është një shqetësim i thellë”, thotë në një deklaratë zëdhënësi i Punëve të Jashtme të BE-së.
“Në një situatë tashmë të tensionuar, ky zhvillim sjell rreziqe për një përshkallëzim të mëtejshëm dhe dëmton punimet për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e tensioneve aktuale”, thuhet në deklaratë.
“Ne nxisim lirimin e menjëhershëm të anijeve të mbetura dhe të ekuipazhit të tyre, si dhe vetëpërmbajtje që të shmangen tensione të tjera. Liria e lundrimit duhet të respektohet në çdo kohë”, thekson BE-ja. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

Basha: Shqipëria po plaçkitet nga Rama dhe një grusht hajdutesh

në kategorine Shqipëri

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ishte në Kurbin ku u takua me banorë të zonës.

 

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë ishin disa nga ankesat që lideri demokrat dëgjoi nga banorët e Kurbinit.

 

Basha falënderoi demokratet në këtë qytete për refuzimin që i bënë 30 qershorit

 

“Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë. Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse.”

 

“1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.  Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.”

 

“E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv

Basha në Kurbin: Refuzimi kombëtar i 30 Qershorit, përgjegjësi e madhe për ne

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 korrik/MEDIAL/ Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shprehu demokratëve të Kurbinit mirënjohjen që bashkë me qytetarët e tjerë, u bënë pjesë e refuzimit më 30 Qershor, duke krijuar shumicën absolute “Rama ik”.
“Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijesimit të njerëzve se 30 Qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”, – u shpreh Basha.
“Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse”, – u shpreh Basha.
Në takimin informal me strukturat e PD në Laç, ai theksoi gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve si arsyen e dytë të madhe për refuzimin e regjimit të Ramës. “1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, – shtoi Basha.
“Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri-tjetrin”, – theksoi lideri i opozitës.
Basha theksoi se refuzimi i Edi Ramës nuk do të kishte këto përmasa pa vendimet kurajoze të opozitës për përballje dhe djegien e mandateve, vendime që vranë frikën dhe zgjuan shpresën tek qytetarët.
“30 Qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike”, – nënvizoi kryedemokrati Basha, i cili vuri në dukje se PD, ka përgjegjësinë t’i njohë shqiptarët pa u lodhur, çdo ditë, me vizionin dhe programin e PD”.
“Refuzimi kombëtar i 30 Qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar”, – theksoi Basha.
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

KINË – Pekini përpiqet të ulë tensionet tregtare duke liberalizuar sektorin financiar

në kategorine Bota

PEKIN, 20 korrik /MEDIAL-AFP/ – Kina njoftoi sot qëllimin e saj për të hapur më shumë sektorin e saj financiar për investimet e huaja, që në vitin 2020, një gjest i vullnetit të mirë drejt Uashingtonit në kuadër të konfliktit tregtar që kundërvë dy fuqitë dhe që ka ulur rritjen ekonomike të Kinës në nivelet më të ulëta prej 27 vitesh.
Tashmë, kompanitë e huaja financiare mund të investojnë në Kinë pa u bllokuar nga një taban që limiton pjesëmarrjen e tyre në treg.
“Kjo do të ndodhë që në vitin 2020, një vit më herët nga sa ishte parashikuar”, njoftoi Komiteti kinez i Stabilitetit Financiar dhe Zhvillimit, në një komunikatë të publikuar sot.
Deri tani, kompanitë e huaja duhej të krijonin një partneritet me kompani lokale pasi nuk autorizoheshin të kishin më shumë se 49% të aksioneve të kompanisë bashkëpunuese. Për pasojë, investimet e huaja preknin vetëm 5,16% të tregut në fund të vitit 2016, në një sektor të dominuar vetëm nga disa kompani gjigante kineze. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

Aksion i tatimeve për kuponin tatimor: 50 mijë lekë gjobë, mbyllje të biznesit nëse rasti përsëritet

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 korrik/MEDIAL/ Ndërsa vijojnë kontrollet nga Strukturat e Monitorimit në Terren, Administrata Tatimore do të sjellë vazhdimisht në vëmendje të tatimpaguesve dhe qytetarëve rregullimet ligjore për shkelje të ndryshme të procedurave Tatimore, sipas parashikimit të “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, theksohet se sipas ligjit, “për mos lëshim kuponi tatimor (rasti parë i konstatuar) – gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative, të parashikuara në nenet 71 dhe 72 ligjit – (neni 122, pika b.i).
Për mos lëshim kuponi tatimor (rasti dytë i konstatuar) – përveç gjobës në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike; Për lëshim kuponi jotatimor (me elementë jo të përcaktuar në ligj) –  gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë (neni 122, pika c).
Për lëshim kuponi me vlerë të ndryshme nga çmimi i deklaruar/afishuar – gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë (neni 122, pika c); Për shitje pa faturë tatimore – gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten (neni 124 pika 1). Nëse konstatohet një rast i përsëritur, përveç gjobës së mësipërme, gjithashtu ndërmerren masat e mëposhtme: Tatimpaguesi, që nuk është i regjistruar për TVSH-në, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistrohet për TVSH-në. Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në dhe tatimin e thjeshtuar të fitimit, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistrohet për tatimin mbi fitimin.
Për mosafishim të listës së çmimeve – gjobë me 100 000 (njëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, sipas parashikimeve të nenit 130, duke veçuar sipas rasteve: Biznes i Madh apo i Vogël.
Tatimpaguesi, që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor, të kërkuar sipas këtij ligji, detyrohet të paguajë një gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi (Neni 118).
Në rast se një tatimpaguesi i është bllokuar veprimtaria nga administrata tatimore dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, atij i konfiskohet e gjithë sasia e mallit.
Tatimpaguesi, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, pengon ushtrimin e të drejtave të administratës tatimore për kontrollin apo hetimin tatimor, dënohet me një gjobë nga 100 000 lekë, për biznesin e vogël dhe 1 000 000 lekë për bizneset e tjera.
Drejtoria e Tatimeve kujton qytetarët, se është në të drejtën dhe detyrimin e tyre të kërkojnë kuponin tatimor për çdo mall apo shërbim që paguajnë. Në çdo pagesë që bëni ju e paguani vlerën e TVSH; nëse nuk merrni kupon tatimor, paratë tuaja humbasin në xhepin e bizneseve të parregullta që nuk e deklarojnë atë.

/r.e/

Burimi: http://ata.gov.al/ 

Rrugorët shtojnë patrullimet, policia: Gjobat tani shkojnë në shtëpi

në kategorine Shqipëri

Subscribe

Ndonëse gjatë ditët e fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente me pasoja të rënda, sipas policisë rrugore krahasuar si 6 mujor me vitin e kaluar numri është më i vogël.

Nga autostrada Tiranë-Durrës, numri 1 i rrugorëve bëri apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

 

MITAT TOLA

DREJTOR I POLICISE RRUGORE

 

Thirrje shoferëve mos të ecin me shpejtësi, të lidhen gjithmonë me rrip sigurimi, të sigurojnë fëmijët në sediljet e tyre, respektimi i distancës së sigurisë, të mbajnë gjithmonë vëmendjen në timon dhe jo në celular. Kjo sjellje është ndëshkuar më shumë. Janë 90 mijë masa vetëm për 6 muajt e parë.

 

 

 

Tola u tërhoqi vëmendjen shofereve të mos harrojnë se tashmë gjobat vijnë në shtëpi.

 

MITAT TOLA

 

DREJTOR I POLICISE RRUGORE

 

Në themel është kontrolli i shkeljeve për shpejtësinë, që konsumojnë alkool, vendosja e rripit të sigurimit etj, shkelje që evidentohen nga kamerat, radari etj. Edhe në momentin kur nuk ndalet dot shoferi vendoset gjoba dhe i dërgohet në adresën e banimit të pronarit të makinës. Gjoba e tyre shkon me postë në shtëpi. Normalisht ky sistem ka filluar të funksionojë dhe do të përmirësohet më tej me përsosjen e sistemit të adresave”

 

 

Edhe ne kohën që drejtori i policisë rrugore po jepte këtë prononcim për mediat pas krahëve të tij ndodhi një aksident pa pasoja për shkak të mos respektimit të distancës nga ana e drejtuesve te mjeteve.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

ITALI – Etna fillon aktivitetin me llavë dhe hi, bllokohet pjesërisht hapësira ajrore

në kategorine Bota

KATANIA, 20 korrik /MEDIAL-ANSA/ – Vullkani Etna ka rifilluar aktivitetin me energji i karakterizuar nga shatërvanë me llavë në orët e hershme të mëngjesit.
Fenomeni, i përqendruar në pjesën e sipërme dhe të shkretë të vullkanit, është shoqëruar nga nxjerra e sasive të mëdha të hirit duke shkaktuar një mbyllje të hapësirës ajrore në Katanaia dhe Komizo me pengimin e uljeve dhe ngritjeve të avionëve në dy aeroportet.
Megjithatë pas disa orësh aktiviteti i vullkanit dhe hirit ka rënë djeshëm, duke sjellë një hapje të pjesshme të hapësirës ajrore në Katania, ndërsa aeroporti i Komizos është plotësisht operativ. /G.S/
.

Artikulli paraprakPD i kërkon Kryeprokurores Arta Marku të mos pengojë hetimet për krimet elektorale të 30 Qershorit

Burimi: http://ata.gov.al/

Ukrainë, nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

në kategorine Bota

Nesër në Ukrainë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpërndau Parlamentin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sistemit zgjedhor në Parlamentin prej 450 vendesh të emëruar “Verkhovna Rada”, thuhet se 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive politike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nga lista e “zonave zgjedhore”.

Në Krimenë nën kontrollin e Rusisë dhe në rajonin Donbas nën kontrollin e separatistëve, nuk do të hapen qendra votimi në gjithsej 26 zona. Për shkak se në këto rajone nuk do të zhvillohen zgjedhjet, deputetët do të zgjidhen nga 199 rajone.

Në zgjedhje për partitë garuese do të zbatohet pragu zgjedhor prej 5 për qind.

Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur.

Sipas sondazheve, Partia “Shërbyesit e Popullit” të Zelensky-t pritet të marrë 49.5 për qind të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5 për qind dhe partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 për qind.

Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Ndërkohë bëhet e ditur se partia e Zelensky-t për formimin e qeverisë mund të bëjë koalicion me partinë Vakarchuk ose me partinë e ish-kryeministres Timoshenko.

Volodymyr Zelensky fitoi 73.22 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në maj dhe menjëherë pas marrjes së detyrës ai nënshkroi dekretin me të cilin shpërndau Parlamentin dhe organizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 korrik.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

Pa ujë nesër një pjesë e komunës Gjorçe Petrov

në kategorine Maqedoni

Shkup, 20 korrik 2019 (MEDIAL) – Për shkak rikonstruimit të tubës së ujësjellësit fi 150 mm në rrugën Kuzman Shapkarev, nesër pa ujë do të jenë konsumatorët nga rruga e njëjtë si dhe rruga Beas Kule, “Gostivasrska” dhe Anastans  Kocarev , të gjitha në Komunën Gjorçe Petrov.

Siç kumton QRMK Shkup, pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizim, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjas prej orës 9:00 deri në përfundimin e punëve. .

Brigitte Macron punëson 7 persona për të lexuar letrat që i dërgojnë

në kategorine Bota

 

Janë shtatë të punësuarit për të lexuar letrat që vijnë në adresë të zonjës së parë të Francës Brizhit Macron. Ndërsa shpenzimet fikse të saj shkojnë deri në 280 mijë euro në vit. por gjithësesi paraardhëset e saj shpenzonin më shumë.

Brizhit Macron ka marrë 19 500 letra në vitin 2018, pas 13 mijë letrash në vitin 2017. Dhe për të lexuar të gjitha letrat që i dërgohen asaj në Elize punojnë shtatë persona të cilët duhet të menaxhojnë korrespondencën. Por kjo është vetëm maja e Ajsbergut e një serie të gjatë akuzash për shpenzimet e Zonjës së parë të Francës.

Në Paris ish mësuesja mund të mbështetet dhe te katër bashkëpunëtorë fiks që në vitin 2018 kushtuan në total 279.144 euro.

Këtij shpenzimi fiks i shtohen dhe të tjera, si grimierja e presidencës e cila paguhet 5200 euro në muaj, por ajo nuk merret vetëm me Briggit Macron. Nga raporti i shpenzimeve del gjithashtu se Zonja e Parë ka në përdorim një zyrë prej gjashtë dhomash në një nga hotelet më në zë të Parisit. Por këtyre shpenzimeve i shtohen dhe të tjera të cilat ajo nuk i paguan vetë si udhëtimet apo masat e sigurisë.

Por në krahasim me paraardhëset e saj, bashkëshortja e Macron duket më e kujdesshme për financat publike. Bernadet Shirak kishte 21 persona në shërbimin e saj, mes të cilëve një këshilltar teknik, katër sekretare dhe dy shoferë me një kosto prej 80 mijë eurosh në muaj.

Valeri Trivelieë, ish partnerja e Fransua Holond, e cila qëndroi në Elize në periudhën 2012 – 2014, kishte pesë bashkëpunëtorë me një kosto prej 236.904 në vit. Ndërsa Karla Bruni, zonjë e parë në periudhën 2008 – 2012, kishte tetë bashkëpunëtorë të cilët i kushtonin 437.376 në vit.

Gjithnjë sipas raportit zyrtar të shpenzimeve, në vitin 2018, Elize ka shpenzuar 5.6 milion euro më shumë se parashikimet, me një total prej 108.8 milion eurosh.

Një gropë e mbushur me rezervat e brendshme të presidencës. Emanuel dhe Brizhit Makron ndër të tjera kanë rimbursuar 5.403 euro të shpenzuara për udhëtimet e tyre personale me anë të flutirmeve shtetërore.

Ndërsa pushimet e tyre iu kanë kushtuar taksapaguesve francezë më shumë se 100 mijë euro./ABC News Albania 24/7

Burimi: http://abcnews.al/

Ftesat nga Haga/ Rama: Sfida e radhës e luftës për të provuar pafajësinë

në kategorine Shqipëri

Kryeministri Rama reagoi për herë të parë pas thirrje për tu marrë në pyetje që janë lëshuar nga Gjykata e Hagës drejt ish drejtuesve të UÇK-së, mes të cileve edhe Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama i quan këto ftesa, një sfidë të re për këto protagonisttë e UÇK, në vazhdën 20 vjecare të betejës së pasluftës për të provuar pafajësinë e tyre.

Kryeministri I Shqipërisë I konsideron thirrjet nga Hafa edhe një sfide të papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

 

Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë

Burimi: https://www.vizionplus.tv

Linda Rama intervistë për ‘London Business Magazine’: Ne jemi të gjithë këtu, për të lënë pas një gjurmë të denjë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 korrik/MEDIAL/- Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për “London Business Magazine”.
Përpara sesa të bëhej bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, ajo kishte investuar shumë në zhvillimin e saj personal e profesional dhe shënonte mjaft arritje në jetë. Gjatë viteve, Linda Rama ka kontribuar në mënyrë domethënëse si aktiviste për çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, posaçërisht ato që lidhen me të drejtat e grave dhe fëmijëve.
Ajo beson se është e rëndësishme të nxirret në pah suksesi i grave shqiptare për krijimin e mjedisit më të mirë për to për të ecur përpara e për të shprehur vetveten, si dhe për t’u zhvilluar mbi sukseset e njëra-tjetrës. Me inteligjencë, integritet dhe intuitë, ajo është e bindur kur thotë se arritja më e madhe në jetë për të ka qenë të ruajë përgjatë viteve dhe sfidave të paprekur ndjeshmërinë e vërtetë karshi botës dhe njerëzve, pa lejuar të ndikohet nga cinizmi. Me ëndrrat dhe ambiciet e një brezi në zhvillim, ndikimi i saj në kohë te gratë shqiptare ka potencial për të qenë i jashtëzakonshëm.
Më poshtë intervista e plotë e realizuar nga gazetarja, Annika Simon
Lexuesit tanë janë shumë kuriozë – si është të jesh bashkëshortja e Kryeministrit?
Është një privilegj unikal që shumica e njerëzve të vendit tënd beson të udhëhiqet nga njeriu që ti ke zgjedhur për të kryer udhëtimin e jetës dhe për të ndarë barrën e mirërritjes së fëmijëve të tu. Është një përgjegjësi marramendëse po ashtu, që të bën të jetosh në mënyrë konstante me peshën e sëkëlldisë që vjen nga dëshira e madhe e plotësimit të pritshmërive të njerëzve dhe frika e humbjes së besimit të tyre. Është një shans sfidues për të kontribuar për të tjerët nga një pozitë e veçantë, në një kohë kur vendi yt ka shpresa e ëndrra të mëdha që përballen përditë me limite të diktuara nga e shkuara e me vështirësi të panumërta të jetës së përditshme të njerëzve. Por është edhe një kufizim i një lloji krejt të veçantë, në jetën tende të përditshme që s’do guxoja ta quaja sakrificë në respekt të shumë e shumë njerëzve që sakrifikojnë nga pozitat e tyre për fëmijët e familjet e tyre, po që sidoqoftë të kushtëzon jashtë mase dhe pa pushim.
Cilat janë angazhimet tuaja publike si bashkëshorte e Kryeministrit?
Profili i bashkëshortes së Kryeministrit është një zgjedhje personale. Në këtë zgjedhje, e para bindje që kam patur dhe që vijoj të kem, është që publiku me të drejtë kërkon dhe meriton protagonizmin efektiv të njeriut që ka votuar për kryeministër, jo të gruas apo burrit të të parit të qeverisë. Edi erdhi në postin e kryeministrit 6 vite më parë me një axhendë reformash tepër të vonuara dhe po kaq të vështira. Ballafaqimi i vendit me një axhendë transformimi besoj impresionuese në të gjitha planet, është i rëndë qoftë në planin publik e politik, qoftë në planin personal e familjar. Presioni i pritshmërive dhe stresi në kërkim të rezultateve, janë pjesë e pandarë e këtij ballafaqimi. Unë jam përpjekur t’i jap Edit mbështetjen time të pakursyer, brenda kuadrit të një protagonizmi dobiprurës, pa e lenë atë asnjëherë vetëm e njëkohësisht pa i bërë hije, por duke qenë gjithnjë vetvetja qoftë nën çatinë e shtëpisë, qoftë nën dritën e vëmendjes publike.
Cila është arritja juaj më e madhe në jetë?
Kam një familje të bukur, lumturia e jashtëzakonshme e së cilës janë tre fëmijët tanë. Ndërkohë që, përpjekjet e pandërprera për shkollim dhe dije, me punë këmbëngulëse dhe pasion, më janë shpërblyer në rezultate të spikatura profesionale, duke arritur gjithçka kam synuar në planin akademik dhe profesional. Kështu, mund të them që jeta është treguar bujare me mua. Por, përtej këtyre dy aspekteve thelbësore besoj për këdo, mendoj që arritja më e madhe e imja është ruajtja përtej viteve e sfidave, e ndjeshmërisë gjenuine ndaj botës e njerëzve, duke arritur të mbetem e paafektuar nga cinizmi.
Ju keni nevojë për më shumë gra sipërmarrëse në Shqipëri. Në muajt që vijnë, a mund të shpresojmë për një fokus më të veçantë për të ndihmuar gruan për t’u bërë sipërmarrëse? Cilat janë gjërat që gratë duhet të dinë?
Gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Vetëm 5% e grave të brezit të nënave tona ishin me arsim të lartë. Sot janë gjashtë herë më shumë vajza me diplomë universitare në grupmoshën 25-39 vjeç. Sot ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë dhe kjo do të ishte e pamendueshme deri jo shumë dekada më parë. Aktualisht, 30% e administratorëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicioneve në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gjithashtu gra. Këto shifra janë rezultat i një investimi të gjatë, të vështirë dhe të vazhdueshëm në beteja aspak të lehta zhvillimore dhe emancipuese përgjatë dekadave të fundit, duke shërbyer si një garanci e frymëzim për çdo përpjekje individuale të grave dhe të vajzave sot, për të shpalosur pasionet dhe ambiciet e tyre. Vajzat dhe gratë lipset të njohin dhe të përqafojnë natyrën e tyre, së bashku me gjithë potencialin që mbartin, si dhe të guxojnë për të ecur përpara. Ato po e bëjnë këtë përditë e më shumë, nga pak po pa ndalim. Dhe kjo është shpresëdhënëse.
Në Shqipëri flitet shumë për problemet demografike. Cili është vizioni juaj për rininë e vendit tuaj? Cila është ëndrra juaj për ta dhe pritshmëritë tuaja për ta?
Lejomëni të jem përulësisht krenare ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve të emigruar pas viteve ‘90 për përpjekjet e tyre heroike në arsimimin e fëmijët të tyre, të cilët janë sot pjesë e integruar e shoqërive të vendeve të Europës, Amerikës e deri Australisë. Por janë pa dyshim edhe një vlerë e shtuar e dijes kombëtare, pavarësisht distancave gjeografike. Sot, janë të panumërt të rinjtë shqiptarë të angazhuar në nivele të paimagjinueshme, të cilët janë edhe ambasadorët më të mirë të një Shqipërie shumë të ndryshme nga ajo krejt e izoluara e 30 viteve më parë. Të njëjtat përpjekje të jashtëzakonshme, heroike, kanë karakterizuar edhe prindërit në Shqipëri për të arsimuar fëmijët e tyre. Shifrat e kursimeve familjare të investuara për arsimim brenda apo jashtë vendit janë spektakolare. Pa dyshim që ne e vuajmë rrjedhjen e trurit e të krahut të kualifikuar të punës në kushtet e botës së sotme pa kufij e me një pafundësi tundimesh për të rinjtë që s’duan të presin, po duan të lëvizin drejt vendeve me shumë më tepër zhvillim e oportunitete. Por është një fazë historike që nuk ka vetëm aspektet negative, po edhe ato pozitive për të ardhmen e vendit. Brezi i sotëm i të rinjve shqiptarë, në Shqipëri dhe në botë, është i pari që nuk ka asnjë kujtesë të lidhur me komunizmin dhe që është plotësisht në rezonancë me të ngjashmin e vet në vende të tjera, falë epokës së globalizimit dhe digjitalizimit në të cilin jeton. Ky është brezi i çliruar nga komplekset e së shkruarës, me shumë mendje brilante brenda tij dhe me të gjithë energjinë që duhet ftuar për të marrë përsipër misionin për një Shqipëri me standardet më të mira demokratike dhe zhvillimore.
Të rinjtë shqiptarë aspirojnë një jetë më të mirë nga ajo që kanë dhe më të mirë se jeta që patën prindërit e tyre. Cila është këshilla juaj për ta? Ka ndonjë mësim nga udhëtimi juaj që do të donit ta ndanit me ta?
Ndryshe nga rrethanat në të cilën u rrit dhe jetoi brezi i prindërve tanë, por edhe i yni, fëmijët sot jetojnë kohën e mundësive të pafundme, si rezultat i transformimit global dhe i një dinamizmi frenetik të tij. Ky lumë i vrullshëm mundësish mbart me vete edhe rreziqe të panumërta si dhe një shkallë të lartë paparashikueshmërie të së nesërmes. Përpjekjet e pandërprera për dije dhe informacion, kurioziteti për të shkuar drejt thelbit të gjërave pa rënë në kurthin e sotëm të sipërfaqësores, si dhe ruajtja e kultivimi i njerëzores e i marrëdhënieve të thella me njeriun e me natyrën, pa u dehumanizuar e izoluar nga teknologjia dhe stili i jetesës, janë një sfidë gjithnjë e më e rëndë e të rinjve sot, të cilën me vullnet duhet ta fitojnë.
Si e shikoni pozitën e Shqipërisë në skenën botërore në pesë vitet e ardhshme?
Ka ndodhur një zhvillim mbresëlënës në Shqipëri pas viteve ‘90, po sipas meje veçanërisht në këto pesë vitet e fundit, të cilat kanë hedhur bazën e një kthese historike edhe në raport me kthimin e vendit në një atraksion turistik. Besoj që pesë vitet e ardhshme do ta konsolidojnë këtë bazë, duke hapur përfundimisht portën e zhvillimit të qëndrueshëm për Shqipërinë. Uroj që këto vite të afërta të konsolidojnë përfundimisht edhe perspektivën europiane me çeljen e zhvillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Mbase është pak po më duket e sigurt, se pas pesë vjetëve që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga hijet e të shkuarës. /r.e/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

Tre deri në katër orë pritet për hyrje në Greqi

në kategorine Maqedoni

Gjevgjeli, 20 korrik 2019 (MEDIAL) – Tre deri në katër orë pritet për hyrje në Greqi për shkak të formaliteteve kufitare në anën greke, ndërsa hapësira ndërkombëtare pothuajse është ngjitur me automjetet nga ana e Maqedonisë.

MPB bën të ditur se në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka ngecje dhe kalimi në kufi është pa probleme, por ka ngecje nga ana greke.

Automjetet me turistë hasin në valë, por ato për dhjetë minuta pas kryerjes së formaliteteve të detyruara doganore dhe policore lëshohen, ashtu që pritke më të gjata në anën tonë nuk janë vërejtur për harje në Greqi.

Qytetarët të cilët presin për hyrje në Greqi u shpërndahet ujë derisa në hapësirën kufitare, shton MPB.

Edhe nga shërbimet kujdestare në vendkalimin kufitar Bogorodicë thonë se në anën e Maqedonisë nuk ka ngecje, dhe është regjistruar frekuencë e zakonshme  dhe se nga ana e kundërt të kufirit kolegët grekë më ngadalë i kryejnë detyrat e tyre për ata arsye të panjohura. Për shkak të kësaj automjetet për hyrje në Greqi mbahen, presin prej tre deri në katër orë në hapësirën ndërkombëtare e cila pothuajse është ngjitur me automjetet me anën e Maqedonisë.

Foto: MEDIAL arkivë

Për dy vite Macron ka humbur 15 ministra

në kategorine Bota

YUSUF ÖZCAN

Që nga 14 maji 2017, kur Emmanuel Macron u bë president i Francës, nga kabineti qeveritar kanë dhënë dorëheqje 15 ministra, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se gjithsej 15 ministra janë larguar nga kabineti gjatë periudhës për dy vjet e dy muaj që presidenti Macron qëndron në postin e presidentit në rezidencën Elysee.

Ministri i Mjedisit ,François de Rugy i cili dha dorëheqje të martën u bë ministri i 15-të që largohet nga kabineti. Poashtu thuhet se edhe ministrat e rinj mund të japin dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Në muajin e parë të detyrës së Macron dhanë dorëheqje 4 ministra

Brenda disa ditëve një muaj pasi Macron mori detyrën dhanë dorëheqje 4 ministra. Richard Ferrand, ministër i Integrimit dha dorëheqje më 19 qershor 2017 pasi ndaj tij u ngrit një hetim për keqpërdorim të shpenzimeve publike në detyrat zyrtare në të kaluarën. Ferrand, i cili është kryetar i grupit të Lëvizjes Republika në Marsh në Parlamentin kombëtar, aktualisht ushtron detyrën e kreut të Parlamentit.

Sylvie Goulard, ministrja e Mbrojtjes u largua nga kabineti më 20 qershor 2017 për shkak të një hetimi paraprak në gjyqësor me akuzën për parregullsi të Lëvizjes Demokratike (MoDem) në të cilën ajo është anëtare.

Një ditë më pas dha dorëheqje François Bayrou, ministri i Drejtësisë. Arsye e dorëheqjes së Bayrou ishte hetimi i hapur për parregullsitë në pagat e dhëna këshilltarëve të anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) ndaj Lëvizjes MoDem që ai kryesonte dhe me të cilën Macron kishte formuar aleancë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Në po të njëjtën ditë një tjetër ministre ndau rrugën me Macron. Ministrja e Shtetit, përgjegjëse për Bashkimin Evropian (BE) Marielle de Sarnez e cila u zbulua se me dokumente të rreme ka paraqitur një person si këshilltar të sajin në PE.

Borne, ministrja e tretë në kabinet që bëhet ministre e Mjedisit

Nicolas Hulot, një nga emrat më të njohur në shoqërinë civile, në një transmetim të drejtpërdrejt më 28 gusht 2018 dha dorëheqje për shkak se nuk ishin në një vijë me Macron në çështjet për ekologjinë dhe mjedisin.

Edhe François de Rugy që u emërua në vend të Nicolas Hulot, u detyrua të largohet nga kabineti më 16 korrik, pasi u zbulua që “kishte ofruar ftesa dhe darka luksoze nga buxheti i Kuvendit” në periudhën kur ushtronte detyrën e kryetarit të Parlamentit.

Në vend të De Rugy, u emërua ministrja aktuale Elisabeth Borne, ku në këtë mënyrë Borne është ministrja e tretë e cila ushtron detyrën e ministrit të Mjedisit në periudhën e presidentit francez Macron.

Vetëm një javë nga dorëheqja e Hulot, edhe ministrja e Sportit Laura Flessel dha dorëheqje më 4 shtator 2018 për shkak të arsyeve personale.

Në tetor 2018 ndahen rrugët me 5 ministra

Gerard Collomb, i cili u emërua si ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve presidenciale kur ishte kryetar i Bashkisë së Lyonit, pasi qëndroi në detyrë për 1 vit e 4 muaj dha dorëheqje më 3 tetor 2018 për t’u kandiduar si kryetar i Bashkisë së Lyonit në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Më pas në ndryshimin e bërë në kabinetin e Macron-it më 16 tetor 2018 ndanë rrugët ministrja e Kulturës, Françoise Nyssen, ministri i Bujqësisë Stephane Travert, ministri i Integrimit Jacques Mezard dhe ministrja e Shtetit për Çështjet Ekonomike, Delphine Geny-Stephann.

Edhe më 27 mars, tre ministra të tjerë u larguan nga kabineti. Ministrja e BE-së Nathalie Loiseau, me zëdhënësin e qeverisë në zgjedhjet e PE-së Benjamin Griveaux dhe ministrin e Shtetit për Zhvillimin Dixhital, Mounir Mahjoubi dhanë dorëheqje për të garuar në zgjedhjet lokale.

Pas dorëheqjeve, në detyrën e zëdhënëses së qeverisë u emërua Sibron Ndiaye, këshilltarja për shtyp e Macron-it, në Ministrinë e BE-së Amelie De Montchalin dhe në postin e ministrit të Shtetit për Zhvillimin Dixhital u emërua Cedric O.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

SOFT NEWS – Policët indonezianë i binden edhe urdhrit:… Dobësohu!

në kategorine Bota

XHAKARTA, 20 korrik /MEDIAL-DPA/ – Të paktën 50 oficerëve të policisë indoneziane në provincën e Javës Lindore u është dhënë urdhri të ndjekin një program dobësimi, pasi nga kontrollet doli se ata ishin shumë të shëndoshë për të përmbushur detyrën, thanë sot burime policore.
”Ata do të kalojnë dy javë në një program special që përfshin vrapime distancash të gjata, ku do të mbajnë veshur xhaketa parashutimi, not si edhe ushtrime të tjera aerobike dhe ky program do të zhvillohet në shkollën e policisë në Mojokerto”, tha zëdhënësi i policisë Frans Barung Mangera.
“Ne duam që ata të lëvizin shpejt kur janë në përmbushje të detyrës”, shtoi ai.
“Ata do të marrin edhe konsulencë psikologjike dhe do të ushqehen në mënyrë të balancuar, sipas këshillave të dietologëve tanë”, theksoi Mangera./ a.jor.
.

Artikulli paraprakVIDEO/ Mbresat e turistëve të huaj: Shqipëria një surprizë e mrekullueshme, ua rekomandojmë të gjithëve

Burimi: http://ata.gov.al/

Gjysëm shekulli që kur këmba e njeriut për herë të parë shkeli në Hënë

në kategorine Bota

Në këtë ditë, pikërisht 50 vjet më parë, më 20 korrik 1969, misioni Apollo 11 me ekuipazhin e tij zbarkoi në Hënë, me çka për herë të parë në histori këmba e njeriu shkeli në Hënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lançimi u zhvillua më 16 korrik 1969, me udhëheqësin Neil Armstrong, pilotin e komandës Michael Collins dhe pilotin e modulit hënor Edwin ‘Buzz’ Aldrin. Më 20 korrik, Armstrong dhe Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë ndërsa Collins ishte në orbitën lartë.

Misioni plotësoi qëllimin e presidentit të SHBA-ve, John F. Kennedy për “zbritjen në Hënë dhe kthimin e sigurt në Tokë para fundit të kësaj dekade”, ose me fjalë të tjera deri në fund të viteve 1960. Shumë e konsiderojnë uljen në Hënë si një nga momentet vendimtare në historinë e njerëzimit.

Armstrong është njeriu i parë që eci në Hënë ndërkaq mbeti në kujtime edhe për fjalët që u tha atyre që në ato momente e dëgjonin përmes radios në tokë: “Ky është një hap i vogë për mua, por i madh për njerëzimin”. Pas kësaj, me kolegun e tij Edwin “Buzz” Aldrin, ai eci tre orë në Hënë.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

Temperatura rekord në SHBA

në kategorine Bota

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfshihen nga temperaturat e larta duke bërë që rreth 200 milion persona të preken nga vala e të nxehtit. Në Kanada priten dhe stuhi të forta për shkak të lagështirës.

Janë rreth 200 milion personat e prekur nga i nxehti i jashtëzakonshmë që ka vënë në gjendje alarmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Miduest në bregun lindor, dhe një pjesë të Kanadasë. Parashikohen temperatura rreth 40 gradë, por do të ndjehen më shumë si pasojë e lagështirës së madhe. Nju Jork shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por në rrezik janë edhe qytetet kryesore në very lindje të vemdit si: Boston, Filadelfia, Baltimore, Uashington.

Fundjavë është përvëluese në të gjithë bregun lindor të shteteve të bashkuara të amerikës dhe në disa zona të Kanadasë ku vala e të nxehtit konsiderohet si e paprecedentë.

Qyteti i Nju Jork anuloi një sërë aktivitetesh pikërisht për shkak të temperaturave të larta.

Kryebashkiaku De Blazio urdhëroi pronarët e ndërtesave dhe zyrave që të rregullojnë kondicionerët jo mmë shumë se 26 gradë deri të dielën për të kursyer energji elektrike.

Ai konfirmoi dhe hapjen e e 500 qendrave rifreskimi në qytet. Masa të ngjashme janë marrë dhe në Ditroit dhe në qytete të tjera.

Në Kanada, gjendja e alarmit ka përfshirë Kuebek, Ontario dhe në Skocinë e re. në Toronto temperature ka shkuar deri në 40 gradë dhe pikërisht për shkak  të lagështirës parashikohen stuhi  të forta.

Në Montreal temperatura e kaloi 45 gradë Celsius. Në fillim të javës temperaturat do të shënojnë një ndryshim dramatik, duke rënë në mënyrë të ndjeshme./ABC News Albania 24/7

Burimi: http://abcnews.al/

11 mijë hyrje dhe dalje në Kapshticë e Qafë Thanë në 24 orët e fundit

në kategorine Shqipëri

Fluks i lartë lëvizje në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe atë të Kapshticës. Vetëm një ditë më parë në këto dy pika kalimi kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 11 924 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Fluksin më të madh të lëvizjeve e ka regjistruar pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës me 6366 persona në hyrje dhe dalje, ashtu siç ka edhe numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të huaj me 2398 të tillë.

 

Ndërkohë në të dy pikat kufitare si atë të Kapshticës ashtu edhe në atë të Qafë Thanës ditën e djeshme kanë hyrë e kanë dalë 4325 shtetas të huaj. Fluks i lartë ka qenë edhe paraditen e së shtunës në këtë pikë të kalimit kufitar me më shumë se 2600 shtetas shqiptarë dhe të huaj të cilët tregojnë se zgjedhin bregdetin shqiptar kryesisht për të kaluar fundjavën.

Për të përballuar fluksin në rritje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por edhe në atë të Qafë Thanës nga ana e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit është shtuar numri i sporteleve.

 

Vetëm në Qafë Thanë në hyrje dhe dalje punohet me 6 sportele, ndërsa në Kapshticë me 7 të tilla.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se me kapacitet maksimal sportelesh punohet edhe nga pala e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që punohet me sportele të reduktuara nga pala greke.

 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mesatarisht çdo ditë të javës nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës hyjnë dhe dalin 6200 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa gjatë sezonit turistik kjo shifër shkon deri në 8000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, lëvizje kjo që është shumë më e madhe se ajo që regjistrohen në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

Janë pastruar 40 metra kub mbeturina në komunën e Çairit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 20 korrik 2019 (MEDIAL)Në kuadër të aksionit që u realizua në periudhën prej datës 16 deri më 19 korrik të vitit 2019 në komunën e Çairit, ekipet e NP ”Higjiena Komunale”- Shkup kanë pastruar dhe transportuan 40 metër kub mbeturina.

Në katër vende më të frekuentuara të kësaj komune të qytetit u vendosën kontejnerë të posaçëm për mbledhjen e mbeturinave, ku qytetarët kanë hedhur mobiliet e vjetruara, si dhe mbetjen nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Në periudhën e ardhshme NP ”Higjiena Komunale” – Shkup do të realizojë aksione për mbledhjen  mbeturinave të vëllimshme edhe në komunat e tjera të qytetit.

Apelojmë deri te qytetaret që këtë lloj të mbeturinave ta hedhin në kuadër të aksioneve të organizuara, ndërsa për periudhën e ngelur të vitit ta shfrytëzojnë mundësinë që krevatet e vjetruar, dyshekët, elementet sanitare, frigoriferët, televizorët, dhe pajisjet tjera elektrike dhe elektronike, pa pagesë t’i deponojnë në Qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte.

Sipas Ligjit për pastërti publike mbeturinat nuk mund të hidhet në sipërfaqe publike. Mjedisin tonë jetësor mund ta ruajmë vetëm nëpërmjet veprimit të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi me mbeturinat, thonë nga ndërmarrja publike. .

VIDEO/ Mbresat e turistëve të huaj: Shqipëria një surprizë e mrekullueshme, ua rekomandojmë të gjithëve

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 20 korrik/MEDIAL/- Qyteti i Durrësit është kthyer në një destinacion atraktivë për turistë të huaj të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre në këtë sezon turistik.
Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vizite në qytetin bregdetarë ka takuar shumë turistë të cilët janë shprehur të surprizuar nga bukuria e bregdetit shqiptarë, por dhe të mjaft të tërhequr nga historia dhe kultura e vendit tonë, e influencuar nga pozicioni gjeografikë i saj, në udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit.
Gjatë vizitës në Muzeun Arkeologjik, familjarë, të rinj dhe fëmijë vizitojnë pavijonet e ndryshme që ofron ky muze.
“Unë jam nga Polonia dhe kam ardhur të vizitoj Shqipërinë së bashku më të dashurin tim. Gjatë qëndrimit tonë këtu vizituam bregdetin e Durrësit, më pas qendrën e qytetit, Muzeun Arkeologjik”, tha turistja polake e intervistuar nga MEDIAL.
“Gjithashtu vizituam edhe disa zona malore në vend. Tirana më ka pëlqyer shumë, ka shumë njerëz të sjellshëm që janë gjithmonë gati për të ndihmuar, çdo gjë këtu është e mrekullueshme. Nga ushqimet, kemi shijuar mëngjesin , byrekun, kosin, ndërsa i dashuri im do të preferonte më shumë mishin. Ndërsa për rakinë thjesht kam dëgjuar që është një pije tradicionale shqiptare, por nuk e kam provuar ende”, tha ajo më tej.
Një djalosh rreth të 30-ve i cili ishte përhumbur mes bukurive të Muzeut Arkeologjik u shpreh se ishte tejet i surprizuar nga ajo ç’ka kishte gjetur në Shqipëri. “Kam 5 ditë që kam ardhur këtu. U surprizova kur erdha në Shqipëri sepse e kisha për herë të parë dhe mendoja se i përkiste një tjetër niveli”.
“Por tani që ndodhem këtu, mendoj se ky vend qëndron shumë më lart. Miqve të mi do t’u rekomandoja të vizitonin Shqipërinë, ky është një vend i mrekullueshëm”, tha turisti nga Polonia për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Një tjetër turiste nga Austria e shoqëruar nga familja e saj, theksoi se vendi jonë ka mundësi të mira për të zhvilluar më tej turizmin. “Unë jam nga Austria dhe kam ardhur këtu së bashku me familjen time. Kemi rreth 5 ditë këtu. Sot ndodhemi në qytetin e Durrësit dhe nesër do të vizitojmë Tiranën. Shqipëria është një vend i këndshëm, është pak më ndryshe nga vendet e tjera Europiane. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe mendoj se turizmi në këtë vend ka gjasa të zhvillohet edhe më shumë. Bregdeti më ka pëlqyer shumë”, tha ajo.
Një turist nga Gjermania në moshë mesatare, me një kapele të stilit kaubojs, i cili dhe pse në vizitën e parë në vendin tonë, përpiqej të fliste edhe pak shqip. “Vij nga Berlini, Gjermania. Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Në një artikull në Gjermani lexova për Shqipërinë dhe më ka pëlqyer shumë si vend, madje dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. E nisëm udhëtimin tonë me autobus nga Shkodra në Berat, Gjirokastër. Kam provuar shumë ushqime tradicionale që ishin shumë të shijshme. Himara më ka pëlqyer shumë. Unë flas shumë pak shqip”, tha ai.
Guida e Muzeut Arkeologjik gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se muzeu është i hapur për vizitorët nga ora 09:00-19:00 të mbrëmjes, teksa pas kësaj ore zhvillohen dhe shfaqje të ndryshme, me muzikë dhome, apo takime të ndryshme kulturore. “Ky muze mirëpret turistë të huaj nga e gjithë bota. Janë dy guida, unë dhe një koleg tjetër që shoqërojmë turistët duke i shpjeguar pavijon më pavijon historinë dhe prejardhjen e objekteve që ata apo ato dëshirojnë të shohin. Gjithashtu këtu organizohen dhe shfaqje të ndryshme pas orës 19:00 të mbrëmjes, veçanërisht në muajt Korrik dhe Gusht, kur dhe numri vizitorëve është më i lartë, si një atraksion të ri në qytetin tonë, ku turistët e huaj kanë një zgjedhje më shumë në ditën e tyre në Durrës”, tha ajo për MEDIAL.
Në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por dhe në Golem, gjen jo pak turistë të huaj.
“Jam një mjek me profesion dhe vij nga Norvegjia. Kam ardhur të vizitoj qytetin e Durrësit dhe mendoj se ky është një vend fantastik. Unë e kam vizituar këtë vend edhe herë të tjera dhe sa vjen dhe përmirësohet më shumë. Në këtë vend mund të gjesh njerëz të mrekullueshëm dhe ushqim të shkëlqyer dhe shumë nga bashkëkombësit e mi po e vizitojnë Shqipërinë për të pare plazhet, sepse kanë zbuluar se këto plazhe janë fantastike, njerëzit janë të mrekullueshëm, ushqimi është i shijshëm. Ky është mesazh që unë e kam shpërndarë edhe në vendin tim. Kam pothuajse dy muaj që ndodhem këtu. Zakonisht kur vij qëndroj në Tiranë, Durrës, por sigurisht që kam vizituar edhe pjesën jugore në vend dhe mund të them që zona bregdetare është një mrekulli. Nga ushqimet do të veçoja qebapin, më pëlqen shumë, dhe gjithashtu rakia”, u shpreh ai për MEDIAL.
“Unë vij nga Bjellorusia, ne kemi tri jave këtu në Durrës, na kanë mbetur edhe tri ditë të tjera. Na është dhënë një mundësi shumë e mire për të vizituar një vend kaq të këndshëm si Shqipëria. Shqipëria është një vend i ri për ne. Patëm mundësinë të njiheshim me njerëz të mirë nga vende të ndryshme. Provuam gjithashtu edhe ushqimet tradicionale të Shqipërisë. Kemi vizituar vende të ndryshme në Shqipëri si Beratin, Gjirokastrën…etj. Ushqimi këtu nuk është shumë i shtrenjtë dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Na kanë pëlqyer edhe hapësirat publike që ofron plazhi këtu pranë, ndërsa deti është kudo i mrekullueshëm”, tha turisti nga Norvegjia.

.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet edhe deri në një orë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 20 korrik 2019 (MEDIAL) – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet prej 30 deri në 60 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëjnë të ditur nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Komunikacionit në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Xhelal Mziu nuk kursehet: Nje rrugë në Kamëz me emrin “Ramush Haradinaj”

në kategorine Shqipëri

Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”. Vite më parë kjo bashki i kishte dhënë titullin “Qytetar Nderi”, Haradinajt në kohën kur ai ishte kryetar i AAK.

Tashmë vetëm një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti I kryeministrit, vjen një tjetër nderim nga ky institucion për ish drejtuesin e UÇK.

Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

 

Deklarata e Bashkisë Kamëz

 

Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi te qenit nje shtetar i vertet pasi qe eshte nje patriot dhe atdhetar kete e ka treguar cdo dite te jetes se tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja per lirine dhe pavaresine e Kosoves per gjithe shqiptarine. Me doreheqjen prej nje burri te vertet shteti tregoi se nuk ka asgje per te fshehur dhe se sa here te kerkohet do te shkoj para drejtesise jo si kryeminister i Kosoves por si Ramush Haradinaj.

pergjigjur thirrjeve te drejtesise por dhe akteve te marra si kryeminister i Kosoves ne detyre. Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit tone ti vendos emrin e tribunit te lirise dhe atdhetarise Ramush Haradinaj me vendim te KEshillit Bashkiak.

Kujtojme qe tashme Ramush Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot nje prej rrugeve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajesine tende dhe misionin tend per lirine e Kosoves dhe shqiptarise. Askush nuk ka mundur te gjunjezoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalesh me karakterin tend fisnik fhe pastertine e figures tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

BM – Londra: Irani i është futur një rruge të rrezikshme

në kategorine Bota

LONDËR, 20 korrik /MEDIAL-ANSA-AFP/ – Me sekuestrimin e një naftëmbajtëseje britanike në Ngushticën e Hormuzit, Irani i është futur një rruge të rrezikshme, deklaroi në twitter ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
“Veprimi i djeshëm në Gji jep sinjale shqetësuese se Irani mund të zgjedhë rrugën e rrezikshme të një sjelljeje të paligjshme dhe destabilizuese, pas ndalimit jo të ligjshëm të një naftëmbajtëseje që po shkonte drejt Sirisë”, shtoi ai.
Edhe SHBA-ja kritikoi rritjen e dhunës nga ana e Iranit pasi Gardianët e Revolucionit Iranian njoftuan se kishin konfiskuar një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit.
“Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një javë që Britania e Madhe shënjestrohet nga dhuna e tepruar e regjimit iranian”, njoftoi në një komunikatë Garett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.
Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se forcat e saj kishin kapur një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit për një shkelje të supozuar të ligjeve ndërkombëtare./ a.jor.
.

Artikulli paraprakDrejtuesit e prokurorisë, Mat, Përmet dhe Shkodër në “sitën” e vetingut

Burimi: http://ata.gov.al/

1 2 3 564
Shko lartë