F.S

Grujevski dhe Boshkovski para Gjykatës së Selanikut për dokumente të rrejshme udhëtimi

Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK Nikolla Boshkovski, për të cilët autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër arreste ndërkombëtare, ndërsa autoritetet greke i ngarkojnë për posedim të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit.

Përforcohet kontrolli dhe rregullimi i qarkullimit pa paralajmërimeve për bllokada të udhëkryqeve

Policia rrugore pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa të përforcuara për kontroll dhe rregullim të qarkullimit në drejtim të lehtësimit të trafikut që do të shkaktohet në periudhën e “rrëmujës” së theksuar, pas njoftimit të djeshëm nga ana e një partie politike se në tridhjetë ditët e ardhshme përfundimisht me 29.12 në periudhën prej