Author

F.S

F.S has 12222 articles published.

Galaxy Note 10 do të rikthejë një funksion që Galaxy S10 i mungoi

në kategorine Galileo

Samsung po planifikon të rikthejë dritën LED të njoftimeve në ekranin e Galaxy Note 10 i cili do të debutojë më 7 Gusht. Funksioni i vogël por shumë i dobishëm u hoq nga Galaxy S10 për shkak të ekranit Infinity-O që eliminon kornizën e ekranit dhe vendos kamerën nën ekran në një prerje në formë O.

Për fat të mirë sipas blogut LetGoDigital, Samsung ka gjetur një mënyrë për të përfshirë dritën LED të njoftimeve pa prekur dizajnin Infinity-O në Galaxy Note 10.

Dhe këtë e provon një aplikim patente pranë Zyrës Evropiane për Pronësinë Intelektuale EUIPO. Patenta përshkruan një dritë led rreth kamerës hole-punch e cila njofton përdoruesit kur kanë një mesazh tekst pa përgjigje, e-mail apo telefonatë.

Edhe pse Galaxy S10e, S10 dhe S10 Plus nuk kanë dritën LED, një numër aplikacionesh të palëve të treta kanë rikthyer funksionin dhe më i famshmi prej tyre është Holey Light. Rikthimi i harduerit LED do të shkatërronte suksesin e këtyre aplikacioneve menjëherë.

Ndryshe nga gjeneratat e kaluara, Note do të vijë në dy versione: standard dhe Note 10+. I pari do të ketë ekran 6.28-inç ndërsa i dyti 6.75-inç. Telefonët pritet të vinë në variante 4G dhe 5G. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

Kosova me pikë historike në Spanjë

në kategorine Sport

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka fituar pikë historike në kampionatin botëror për juniorë që po mbahet në Spanjë. Në ndeshjen e fundit në grup, Kosova barazoi me Bahrejnin me rezultat 29:29. Kështu Kosova në pjesëmarrjen e parë në botëror në të gjitha sportet, përfundon fazën grupore me një pikë të fituar. Tani Kombëtarja jonë i ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar (21-24). 

Ndeshja me Bahrejnin ishte e fortë dhe shumë dramatike. U vendos vetëm në sekondat e fundit. Rezultati 29:29 u barazua në minutën e fundit, ndërsa në aksionin e fundit Bahrejni nuk realizoi gol. Golin e barazimit 29:29 për Kosovën e shënoi aloja Rinor Avdulli. 

Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin e tyre në ndeshje ndaj Bahrejnit. Pas epërsisë fillestare të Kosovës, Bahrejni doli në epërsi që shkoi deri në katër gola në pjesën e parë (9:5). Në minutën e 20-të rezultati u barazua në 9:9, por Bahrejni prap u shkëput, ndërsa djemtë tanë nuk u dorëzuan dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 15:14 për Bahrejnin. 

Pjesën e dytë më mirë e nisi kundërshtari që krijoi epërsi 18:14 e 19:15. Katër gola epërsi Bahrejni kishte edhe më pas, por Kosova gradualisht zvogëloi epërsinë dhe në fund siguroi barazimin. 
Drenit Tahirukaj me 6 gola ishte më efikasi, ndërsa nga 5 i realizuan Jon Muqolli e Albin Xhafolli. Por të gjithë dhanë kontribut në barazimin e parë në botëror. Portieri Flakrim Beqiraj kishte 10 pritje, kurse Arti Luzha dy pritje në momentet vendimtare.

Fatmir Muhaxheri, trajner: Sot djemtë janë angazhuar, kanë dhënë maksimumin dhe kanë dëgjuar këshillat e bankës. I kanë realizuar aksionet për të cilat jemi marrë vesh.

Jon Muqolli, kapiten: Jemi munduar të fitojmë por edhe barazimi është rezultat i mirë. Kemi bërë gabime si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, që na kanë kushtuar.

Në përgjithësi mund të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Kemi luajtur me ekipe shumë cilësore dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën. Për ne është hera e parë në botëror dhe po mundohemi të prezentojmë shtetin sa më mirë. Besoj që tifozët janë të kënaqur me angazhimin tonë.

Bahrejni – Kosova 29:29 (15:14)

Kosova: Arti Luzha, Labinot Gubetini, Arben Dugolli 3, Besian Abazi, Agon Bajqinovci, Lulzim Shabani 4, Rinor Avdulli 3, Drenit Tahirukaj 6, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 5, Albin Xhafolli 5, Atdhe Basholli, Adrian Halili 3, Blendi Dalladaku.

Burimi: www.botasot.info

Kosova me tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik

në kategorine Sport

Kosova me  tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley të grupmoshës U20.

Kombëtarja e femrave Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, kanë marrë medaljen e artë në këtë kampionat, dërsa te femrat, të bronztën e mori dyshja Rinesa Hasani/Julinda Idrizi.

Për herë të parë, medalje në kampionat ballkanik në beach volley, morën edhe dyshja e djemve Art Tërstena/Arlind Basha.

Për tri ditë gara, në Kampionatin Ballkanik të Beach volley, që u mbajt në Prishtinë, për titullin e më të merit luftuan çiftet nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Rumania.

Ekipi kombëtar i Kosovës në beach volley në konurencen e femrave, Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani ka arritur të fitoj medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyit i cili për tri ditë me radhë është mbajtur në Prishtinë.

Dyshja kosovare arriti të fitoj në finale ndaj ekipit kombëtar të Rumanisë, Hododi dhe Corcoz me rezultat të pastër 2:0 në sete. Dyshja Sylejmani/Ramadani po vazhdojnë formën e mirë që patën edhe në paraqitjet e tyre javë më parë në Kampionatin Evropian.

Medaljen e bronztë ka arritur ta fitojë edhe ekipi i dytë i Kosovës në konkurencën e femrave Julinda Idrizi/Rinesa Hasani, pasi që në ndeshjen për vend të tretë mposhtën ekipin e parë të BeH.

Idrizi/Hasani arritën që me shifra të pastra të shënonin fitore ndaj dyshes boshnjake, për të shtuar suksesin e ekipeve të Kosovës në këtë garë.

Ajo që ra në sy, ishte suksesi i konkurencës së meshkujve, që më herët kishte munguar.
Dy volejbollistët që shënuan fitore edhe në Kampionatin Evropian U22, Art Tërstena e Arlind Basha, kanë arritur që të këtë garë të marrin medaljen e bronztë, pasi në duel për vendin e tretë mposhtën ekipin e parë të Shqipërisë, 2 me 1.

Dyshja Tërstena/Basha fazën e grupeve e mbylli pa humbje, madje duke u konsideruar favorit për pjesën tjetër. Por humbja befasuese në gjysmëfinale ndaj çiftit rumun, ua pamundësoi kalimin në aktin final, por megjithatë ata e arritën të bronztën.

Në konkurencen e meshkujve vendin e parë ka arritur ta fitoj dyshja nga Rumania Grigore Andrei/Cristan Andre , pasi që në finale ka fituar ndaj ekipit të dytë të Shqipërisë Gesti Kapedani/Muharrem Deliu, me rezultat 2:0 në sete.

Pas kampionait të grupmoshës U20, të mërkurën fillon kampionati ballkanik U22 në të dyja konkurencat, duke qenë gara e fundit ndërkombëtare për këtë vit, që organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës në beach volley.

Burimi: www.botasot.info

Miliona telefonë të thjeshtë do të mund të instalojnë WhatsApp

në kategorine Galileo

Deri më sot WhatsApp kishte disponueshmëri të kufizuar në telefonët bazikë por Facebook është gati ta ndryshojë këtë situatë. Aplikacioni i mesazhimit është i disponueshëm në KaiStore, duke u bërë i arritshëm për miliona telefonët low-cost me sistemin operativ KaiOS me më pak se 256MB RAM.

Shumica e telefonëve KaiOS do të vinë me WhatsApp të instaluar në tre mujorin e tretë të këtij viti dhe nuk është numër i vogël kur konsiderojmë 100 milionë telefonë të shitur deri më sot.

Aplikacioni i komunikimit është platforma dominuese sot me 1.5 milionë përdorues në mbarë botën. Lëvizja e fundit mbyll një hendek shumë të rëndësishëm sepse ka shumë njerëz që nuk përballojnë dot koston e një smartfoni.

Një klient WhatsApp do ti ndihmonte të lidheshin me miqtë dhe familjen në platformë por edhe dyqane, shërbimet e mundësi pune. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

Braktis Kosovën për këtë kombëtare! Prindit i dhemb shumë, përmendet edhe Fehmi Mahalla

në kategorine Sport

Ndër karateistët më mirë të Kosovës, Orges Arifi, edhe përfundimisht vendos që t’i mbrojë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë. Ai e braktisi Kosovën, por i bashkohet shtetit amë dhe ka synime të mëdha.

Image

“Zyrtarisht kam marrë njoftimin pas kërkesës time që të përfaqësoj Shqipërinë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Një sfidë e re për të mbrojtur përsëri ngjyrat e flamurit kuq e zi”, shkruan Arifi.
Federata Shqiptare e Karatesë, është e lumtur që në mesin e saj ka një garues cilësor.

“Është kënaqësi të kesh një sportist të talentuar pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë si Orges Arifi. Përfitojmë nga rasti për ta falënderuar për zgjedhjen e tij, e sigurojmë që do të ketë mbështetje e duhur nga FShK për të arritur objektivat, si dhe i urojmë suksese në të gjitha garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet nga Federata Shqiptare e Karatesë.

Ndërkaq, ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, ndryshe prind i Orgesit, i dhemb shumë që djali i tij u largua nga Kosova.

“Me dhembë shumë qe u detyrua të lëshoj Kosovën por e kam lehtësim që shkon për Shqipërinë te cilën besoj do ta nderon ashtu si më parë. Dikush duhet ta marr fajin në FKK sepse 4 sportistë elitar të karatesë kanë humbur shansin historik që të jenë afër Tokios 2000.

Ne mesin e tyre është edhe Orgesi. Janë 4 aktivitete kualifikuese për norme që nuk u dërguan këta sportistë, arsyetohet aktiviteti në Serbi që nuk na lejuan por aktivitetet e tjera nuk arsyetohen”, thotë Fadil Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”. më tutje Arifi pyet sepse asnjëherë nuk u diskutua edhe dorëheqja e Fehmi Mahallës nga pozita e selektorit. “Me dorëheqjen e Fehmi Mahallës është prit që kjo do të ndodhë.

Asnjëherë nuk është diskutuar se pse ai ka dhënë dorëheqje… Natyrisht që s’ka mund me marr urdhra nga trajnerët e dobët të FKK-së”, thotë Arifi!

Burimi: www.botasot.info

Vëllezërit James dhe Toni Kraft, po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionit

në kategorine Sport

Për të arritur zenitin e suksesit në çdo veprimtari sportive pos talentit të falur nga Zoti, nevojitet vullnet i çeliktë dhe punë e madhe.

Image

Kjo vlen edhe  për sportin e shkathtësisë bujare –boksin.

Për  t’u bërë kampion nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive, kampionet janë bërë nga diçka që ata e kanë thellë në brendinë e shpirtit të tyre. Kanë një dëshirë, një ëndërr, një vullnet që duhet të jetë më i fortë së aftësia.

Plejadës së boksierëve të njohur më prejardhje shqiptare në boksin botëror profesionist, nga Strellci i Deçanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vëllezërit James Kraft dhe Toni Kraft, të cilët për një ditë u bënë kampion bote për junior.

Kjo ishte diçka spektakolare, mahnitëse që i bëri shumë të lumtur këta dy boksier të talentuar, e të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kanë lindur në Altotting. James në bisedë më të është i qetë, por shihet së është shumë energjik dhe i shkathët në boks. Ai më rrëfeu këtyre ditëve kur është në Kosovë, së si e kanë filluar rrugëtimin më vëllain, Tonin në boksin amatorë e profesionist.

Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbiemrin nga origjina, karrierën e tyre e kanë filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha, por nuk janë shumë të njohur deri më tash në Kosovë. James thotë së si amator i ka zhvilluar 87 meçe, prej tyre i ka 78 fitore. Në moshën 17-vjeçare vazhdon rrëfimin James, kam kaluar në boksin profesionist  në kategorinë gjysmë të rëndë.

Deri më tash thotë ai në vazhdim të bisedës nga 17 meçe të zhvilluara, kam 16 fitore dhe një barazim. 10 ndeshje i kam fituar më KO për junior. James dy herë ka arritur që të bëhet kampion bote për junior në versionin WBC dhe IBO. Titullin në versionin WBC e ka mbrojtur dy herë. Ishte shumë interesant për neve thotë James, kur të njëjtën ditë më 16-1. 2016 në Munih u kurorëzuam më vëllain, Tonin më titujt e kampionit të botës.

Unë thotë James mposhta boksierin shumë të fortë hungarez, Pita Orleg duke e nokautuar në raundin e tretë. Nder emrat të njohur ndaj të cilit kam shënuar fitore është edhe gjermani, Aron Shvarc. Aktualisht James mbanë dy tituj për junior deri në moshën 24 -vjeçare. Sigurisht së në sukseset e deritashme tona meritor është menaxheri, Flavio, kurse ne Kosovë menaxheri, Edonis Shabanaj. Synimi i këtij boksieri 22-vjeçar është të kurorëzohet më titullin e kampionit të botës, por tash për senior, për t’ia rrëmbyer titullin suedezit, Sven Forni, i cili mban titullin  në versionin IBE-o.

Duke më rrëfyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, James thotë së vëllai i tij bokson deri në kategorinë 76.2 kg, Toni është kampion bote në versionin WBC-junior, kurse aktualisht është edhe  kampion në versionin IBF dhe IBO-Kontinental për senior në Evropë. Mbanë gjithashtu titullin e të parit në Gjermani. Në mbrëmjen kur jemi bërë bashkë kampion në Munih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur  hungarezin e fortë, Albert Ferenc duke u bërë kampion  bote në versionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meçe, ku 109 prej tyre i ka fituar më nokaut, dy barazime e dy humbje. Ne karrierën si profesionit ka deri më tash 17 ndeshje, 16 fitore  e një barazim. Toni si synim të radhës ka edhe tri takime paraprake për të ardhur deri takimi më anglezin, Krys Jubenle, i cili mban titullin e botërorit në  versionin IBO, të boksit profesionist.

Ne, i uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritashme pa dyshim të mëdha, në boksin  profesionist, për të cilët nuk është shkruar dhe dëgjuar  aq shumë në Kosovë, siç shprehet edhe James, së Toni nuk ishte atë ditë prezent. Pa dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve. Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në piedestal.  Sigurisht së për Tonin dhe James do të dëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë, siç i përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla…

Burimi: www.botasot.info

Apple pranë blerjes së biznesit të modemëve 5G të Intel

në kategorine Galileo

Apple mund të jetë pranë një marrëveshje për të blerë projektin e braktisur të modemëve 5G të Intel për 1 miliardë dollarë raportoi Wall Street Journal ditën e Hënë dhe mund të bëhet publike që nga java e ardhshme.

Në Prill Intel tha se do të tërhiqej nga biznesi i modemeve 5G pasi Apple arriti një akord me Qualcomm që do të rikthente modemët e këtij të fundit tek iPhone.

CEO i Intel tha se pa Apple si një konsumatorë, nuk shihte të ardhme për biznesin e modemëve 5G.

Atë kohë Apple kishte arritur të përfundimin se Intel nuk mund të ofronte një modem 5G brenda afateve duke u detyruar të “pajtohej” me Qualcomm pas disa betejash ligjore.

Intel tentoi të gjente një blerës për biznesin e modemëve dhe Apple është shfaqur si blerësi më serioz. Përpara se Apple dhe Qualcomm të gjenin një marrëveshje, Intel ishte furnizuesi i vetëm me modemë rrjeti për iPhone.

Apple ka qenë i vetmi prodhues telefonësh që ka përdorur modemët e Intel ndërsa çdo prodhues telefonësh Android përdor teknologjinë e Qualcomm.

Ndërsa Apple ka një marrëveshje me Qualcomm për disa vite, qëllim i final i kompanisë është të prodhojë vetë modemët siç ka bërë me procesorët, grafikat dhe së fundit me çipet e rrjeteve. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

Kosova në vazon e dytë në kualifikimet për Botërorin

në kategorine Sport

Kosova në vazon e dytë në kualifikimet për Botërorin “Egjipti 2021”Të martën (sot) mësohen kundërshtarët e Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për kampionatin botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt. Shorti tërhiqet në Vjenë nga ora 16.00. 

Bëhet fjalë për fazën e parë kualifikuese për kampionatin e ardhshëm botëror. Me rritjen e botërorit në 32 ekipe, më shumë mundësi ka për kualifikim në ngjarjen më të madhe.

Në fazën e parë kualifikuese do të garojnë 15 ekipe kombëtare nga Evropa. Tri grupe do të formohen me nga katër skuadra dhe një grup me tri. Ndeshjet do të luhen në tetor të këtij viti dhe në janar të vitit të ardhshëm. Fituesit e grupeve kualifikohen në fazën e dytë kualifikuese.
Në short, Kosova do të jetë në vazon e dytë prej tri sa janë gjithsej.

Egjipti e organizon botërorin e 27-të në janar të vitit 2021. Deri më tani në botëror kanë garuar 24 skuadra e tani janë 32. 
Vazo 1: Izraeli, Italia, Lituania, Turqia
Vazo 2: Belgjika, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Greqia, Kosova, Rumania, Sllovakia
Vazo 3: Qipro, Gjeorgjia, Luksemburgu.

Burimi: www.botasot.info

Saraçini e Gjinovci u takuan me njeriun e parë të IHF-së

në kategorine Sport

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë. Vlerësimin për kombëtaren tonë, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Gjatë takimit, Moustafa ka përgëzuar Saraçinin për paraqitjen në botëror. I pari i IHF-së e ka cilësuar ekipin e Kosovës të mirë dhe premtues për të ardhmen.

Ndërkohë Saraçini e ka falenderuar Moustafan për bashkëpunimin dhe për mundësinë që IHF-ja ia ka dhënë FHK-së për organizimin e garave IHF Trophy.

Drejtuesit e Federatës tonë takohen rregullisht me Presidentin Moustafa, ndërsa në takimin në Vigo është thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, sidomos në punë me gjenerata të reja.

Burimi: www.botasot.info

Hakerët thyejnë një kontraktor të inteligjencës Ruse, vjedhin 7.5TB të dhëna

në kategorine Galileo

Qeveria Ruse është përfshirë në një numër hakimesh të profilit të lartë po së fundi është shndërruar në një objektiv dhe të dhënat e vjedhura për agjencisë Ruse të inteligjencës zbulojnë më shumë rreth planeve të saj.

Një grup hakerash me emrin e koduar 0v1ru$ infiltruan serverët e SyTech, një kontraktor i inteligjencës FSB më 13 Korrik. Ata kompromentuar serverin Active Directory të firmës dhe vodhën 7.5TB të dhëna.

Sulmuesit zbuluan një numër projektesh që SyTech ka qenë duke punuar për llogari të FSB që prej 2009.

Projektet më në zë ishin Nautilus-S i cili ka për qëllim që ti heqë anonimitetin trafikut Tor dhe krijimin e një dazabaze me përdoruesit dhe pajiset Tor.

Puna në këtë projekt nisi në 2012-ën dhe është vënë në funksion në 2014 kur hulumtuesit Suedezë gjetën disa nyje në Tor-in Rus që përpiqeshin të deshifronin të dhënat.

Nuk dihet sesa sukses ka pasur FSB por objektivi i agjencisë ka qenë identifikimi dhe heshtja e disidentëve politikë. Projektet e tjera nuk ishin aq ambicioze. Një prej tyre quajtur Hope kishte për qëllimi krijimin e një harte të seksioneve të internetit Rus dhe lidhjet me vendet e tjera.

Ky nuk është hakimi i parë i një kontraktori të FSB. Një tjetër kontraktor, Quantum, u hakua në 2018. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

iOS 12.4 sjell Apple Card

në kategorine Galileo

Ndërsa iOS 13 është pranë debutimit, ende nuk është gati. Apple prezantoi ditën e sotme iOS 12.4, një version të ri stabil të sistemit operativ.

Ndryshimet nuk janë radikale por në teori ky është versioni i parë që mbështet Apple Card. Gjiganti i iPhone ka testuar kartën e tij të kreditit prej disa javësh.

Sipas Bloomberg, punonjësit e Apple kanë arritur të regjistrohen me Apple Card në versionet beta të iOS 12.4.

Për ri-kujtesë, Apple ka bashkëpunuar me Goldman Sachs në një kartë krediti për konsumatorët Amerikanë. Kur regjistrohen përdoruesit marrin një kartë krediti Mastercard që kontrollohet nga aplikacioni Wallet.

Përfitimet nga kjo kartë janë të shumta. Për shembull përdoruesit përfitojnë pas 1% të vlerës së shpenzuar kur paguajnë me Apple Cards, 2% kur paguajnë me Apple Pay dhe 3% nëse është produkt i Apple ajo që po blejnë.

Përtej kartës së Apple, iOS 12.4 ka mjete të reja transferimi në mënyrë që të kaloni të dhënat nga një iPhone tek tjetri përmes wireless. Në teori duhet të jetë më e lehtë kalimi tek një iPhone i ri sidomos nëse nuk përdorni iCloud.

Me iOS 12.4 ju gjithashtu mund të kontrolloni më mirë përmbajtjet Apple News+ si të pastroni gazetat e shkarkuara, të kontrolloni problemet me shkarkimin e shumë të tjera.

Me iOS 12.4 Apple ka shtyrë plot 36 përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

Inter heq dorë nga Lukaku, transferon dy sulmues të tjerë

në kategorine Sport

Inter janë të vendosur të nënshkruajnë me dy sulmues këtë afat kalimtar, por Romelu Lukuku nuk do të jetë njëri prej tyre.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se Inter mund të tërhiqet nga gara për të nënshkruar me Lukakun, shkaku i dështimit të arritjes së një marrëveshje me Manchester United, përcjell lajmi.net.

Inter i kanë dërguar një ofertë prej 60 milionë euro Manchester United, e cila është refuzuar menjëherë, me ‘Djajtë e Kuq’ që kërkojnë së paku 80 milionë.

Tani Antonio Conte do të duhet të vendos për Edin Dzejkon e Romës, me Interin që nuk mund të përballojë çmimin e vendosur nga Manchester United.

Lojtari tjetër i synuar nga Manchester United, është 20 vjeçari i Lille, Rafael Leao, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga Napoli dhe Wolves.

Burimi: www.botasot.info

Ylli i Premier Ligës do ta zbuloj orientimin homoseksual, klubi frikësohet nga reagimi i tifozëve

në kategorine Sport

Ka disa vite që Premier Liga Angleze përkrah komunitetin LGBT përmes fushatave të ndryshme të sensibilizimit.

Megjithatë kjo temë vazhdon të ngris reagime në opinion.

Një futbollist me emër të madh në Premier Ligë është homoseksual, megjithatë ai frikësohet që bëj publik orientimin e tij duke pasur frikë nga tifozët.

Gazeta ‘The Sun’ shkruan se futbollisti në fjalë e ka diskutuar me klubin këtë vendim dhe shpejt pritet të bëj njoftim.

Burimi: www.botasot.info

Atletico preferon James para Eriksen

në kategorine Sport

Skuadra e Atletico Madrid është e vendosur që të transferojë një lojtar të mesfushës, saktësisht, në pozitën ‘10’.

Atletico është në ndjekje të yllit kolumbian James Rodriguez, i cili shihet si objektivi i fundit i skuadrës për këtë merkato.

Një nga emrat që është përmendur së fundmi lidhur me një kalim në ‘Wanda Metropolitano’ është edhe ai i Christian Eriksen.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, madrilenët preferojnë shërbimet e James para atyre të danezit.

Atletico thuhej se po vëzhgonin edhe yllin e Tottenham, por në fund janë fokusuar vetëm tek kolumbiani.

Një nga arsyet për këtë mendohet të jetë çmimi. Rodriguez vlerësohet me 40 milionë euro, përkundër Eriksen që ka karton me vlerë prej 70 milionë eurove.

Burimi: www.botasot.info

Mbape ëndërron Realin, refuzon sërish të rinovojë me PSG

në kategorine Sport

Reali i Madridit është duke bërë një supermerkato me emra të fuqishëm, por edhe blerje që shkojnë në qindra milionë euro. Synimi i klubit “Los Blancos” është të ngrejë një skuadër që të jetë e aftë të rikthehet në majën e Europës, duke pasur ambicie për titullin kampion në Spanjë dhe trofeun e UEFA Champions League. Për të mundësuar grupin më të mirë, presidenti i Realit, Florentino Perez, është duke projektuar një prej goditjeve më të mëdha të viteve të fundit, ndoshta një goditje më të madhe sesa ajo e PSG-së dy vjet më parë kur mori nga Barcelona “yllin” brazilian, Nejmar, për shumën e 222 mln eurove. Dhe është vetë Perez që është gati të sakrifikojë për sulmuesin e talentuar dhe yllin në ngjitje të futbollit botëror, Kilian Mbape. Kuptohet, nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi francez po reziston nga ofertat tunduese për sulmuesin e vet, por as paratë me sa duket nuk i vlejnë klubit parisien, pasi vetë futbollisti është tunduar nga ideja për të luajtur në Madrid, me skuadrën “mbretërore”. “Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror. Në këtë mënyrë, të shumtë janë klubet pretendente për sulmuesin, ndër të cilët Reali i Madridit që ka treguar qëllimet hapur”, shkruajnë mediumet sportive. Duke pasur edhe një francez në stol si trajneri Zidan, operacioni mund të kryhej me më shumë thjeshtësi. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Mbape vështirë se do të qëndrojë në kampionatin e Ligue 1, teksa do të kërkojë eksperienca më sfiduese për cilësitë e tij. 20-vjeçari ende nuk ka pranuar të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës, duke mbajtur në ankth Parisin. Megjithatë, nuk bëhet fjalë që Mbape të transferohet këtë sezon, por në tjetrin. Kjo, pasi strategjia e Realit për të mbërritur te sulmuesi është të presë problemet e Mbape me klubin, për të përfituar më pas në anën financiare. Ndërsa, në kushte normale transferimi i kampionit të botës shkon më shumë se 200 milionë euro. Mançester Siti ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape. Siti është i gatshëm të paguajë 860 mijë euro në javë për francezin. PSG është duke u mundur ta mbajë në ekip francezin, pasi edhe ylli tjetër i skuadrës, Nejmar, ka shumë mundësi të largohet këtë verë. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola është duke u munduar të transferojë disa lojtarë dhe është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për Mbapenë. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se si do t’i lëvizin “gurët” klubet e mëdha europiane, pasi Mbape nuk është vetëm objektiv i Realit. Dihet që ai është një “yll” në ngjitje dhe klube si Juventusi, Liverpuli, Mançester Junajtid apo dhe Çelsi e dëshirojnë atë. Sidoqoftë, për vetë lojtarin Reali është klubi i ëndërruar dhe është mëse e qartë se Mbape dëshiron të veshë bluzën e “Los Blancos”. 

Adriatik BALLA

Burimi: https://sot.com.al

Mbahet turneu përkujtimor “Fadil Vokrri”

në kategorine Sport

Sot mbahet turneu i parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.

Turneu organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës.

Veteranët cilësohen ata që kanë mbi 45 vjet.

Agjenda e turneut:

Në orën 16.00 Homazhe të pjesëmarrësve të varri i Vokrrit

Në orën 17.30 Hapja e turneut

Në orën 18:00 Ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë) – Veteranët e Tetovës

Në orën 19:00 Ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina – Llapi

Në orën 20:00 Ndeshja e tretë – Finalja

Pas përfundimit të turneut darkë e përbashkët.

Burimi: www.botasot.info

Milan afër marrëveshjes me Correa, kjo është shifra që do të paguhet

në kategorine Sport

Skuadra e Milan është afër një transferimi tjetër në këtë merkato.

‘Rosoneri’ janë afër që të mbyllin marrëveshjen me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Sky Italia’.

Skuadra italiane pritet të paguajë rreth 50 milionë euro për lojtarin, plus 7 milionë euro bonuse.

Shuma që ishte kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë, dhe gjatë javës së kaluar thuhej se Milan ka ofruar 45 milionë.

Tashmë, skuadra nga ‘San Siro’ është pajtuar që të rris ofertën, duke e quar atë në 50 milionë plus bonuse.

Sezonin e kaluar, Correa ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar pesë asistime në 49 ndeshje.

Burimi: www.botasot.info

Milan afër marrëveshjes me Correa, kjo është shifra që do të paguhet

në kategorine Sport

Skuadra e Milan është afër një transferimi tjetër në këtë merkato.

‘Rosoneri’ janë afër që të mbyllin marrëveshjen me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Sky Italia’.

Skuadra italiane pritet të paguajë rreth 50 milionë euro për lojtarin, plus 7 milionë euro bonuse.

Shuma që ishte kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë, dhe gjatë javës së kaluar thuhej se Milan ka ofruar 45 milionë.

Tashmë, skuadra nga ‘San Siro’ është pajtuar që të rris ofertën, duke e quar atë në 50 milionë plus bonuse.

Sezonin e kaluar, Correa ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar pesë asistime në 49 ndeshje.

Burimi: www.botasot.info

Akuzat për përdhunim, gjykata e Las Vegas merr vendimin përfundimtar për Cristiano Ronaldon

në kategorine Sport

Gjykata ka vendosur të mos dënojë Cristiano Ronaldon i cili akuzohet për përdhunimin e Kathryn Mayorga. Lajmi vjen nga prokurorët e Gjykatës së Las Vegas, me këto të fundit që zbulojnë se pretendimet e Mayorga kanë marrë fund.Ish-modelja ka hedhur poshtë një deklaratë ku thuhej se ajo është paguar me 375 mijë dollarë për të mbyllur gojën dhe për të mos e zbuluar këtë skandal.

“Bazuar në një rishikim të informacionit të paraqitur në këtë kohë, akuzat për sulm seksual kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm. Prandaj, nuk do të ketë akuza.”-thuhej në njoftimin e prokurorëve.

Cristiano Ronaldo akuzohej nga Mayorga për sulm seksual ndaj saj. Ngjarja e shëmtuar pretendohej se ka ndodhur në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas. 

Burimi: https://sot.com.al

Milan afër marrëveshjes me Correa, kjo është shifra që do të paguhet

në kategorine Sport

Skuadra e Milan është afër një transferimi tjetër në këtë merkato.

‘Rosoneri’ janë afër që të mbyllin marrëveshjen me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Sky Italia’.

Skuadra italiane pritet të paguajë rreth 50 milionë euro për lojtarin, plus 7 milionë euro bonuse.

Shuma që ishte kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë, dhe gjatë javës së kaluar thuhej se Milan ka ofruar 45 milionë.

Tashmë, skuadra nga ‘San Siro’ është pajtuar që të rris ofertën, duke e quar atë në 50 milionë plus bonuse.

Sezonin e kaluar, Correa ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar pesë asistime në 49 ndeshje.

Burimi: www.botasot.info

Kukësi nis “spastrimet”, Gjici negocion me trajnerin e ri!

në kategorine Sport

Eliminimi në raundin e parë në Europë League ishte fundi i një sezoni të dështuar, më negativi që nga momenti kur në krye të skuadrës së Kukësit u vendos Safet Gjici. Shkarkimi i Erenst Gjokës ishte vetëm fillimi i një revolucioni pasi nënkampionët po bëhen gati për një projekt të ri. Aventura e shkurtër në Europë do të thotë më pak të ardhura për klubin, më pak investime, por çdo trajner që do të marrë drejtimin e klubit do të këtë në dispozicion një grup të mirë. Gjithçka nis nga ky grup ku të paktën 6 lojtarë e kanë të pa qartë të ardhmen e tyre pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin: Stivi Frashri, Ylli Shameti, Simon Rrumbullaku, Ardian Cuculi, Besar Musolli dhe Valdet Rama.

Arber Cyrbja
Arber Cyrbja

Në pritje për të konfirmuar apo jo 6 titullarët, klubi i Kukësit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbër Çyrben. Fati i 6 lojtarëve pritet të përcaktohet nga trajneri i ri, i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jetë Ilir Daja.

Ilir Daja
Ilir Daja

Nuk është një sekret që Daja ka qenë dhe mbetet preferencë e parë e Safet Gjicit, një trajner që bëri historinë me Skënderbeun duke u shpallur kampion dhe duke u kualifikuar deri në fazën e grupeve në Europë League. Palët kanë vendosur kontaktet e para menjëherë pas largimit të Ernest Gjokës.

Shpetim Duro
Shpetim Duro

Një tjetër pistë e mundshme, gjithnjë nëse Daja dhe Gjici nuk bien dakord, është dhe Shpëtim Duro, një tjetër trajner kampion, një ekspert i futbollit shqiptar.

Shehi
Shehi

Një alternativë mbetet dhe Orges Shehi, një ish futbollist që ka fituar gjithçka me Skënderbeun dhe një trajner që bëri mirë në sezonin e tij të parë në krye të klubit korçar.
(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

15 mijë euro nata, ja ku po i kalon pushimet Lionel Messi pas eleminimit të Argjentinës

në kategorine Sport

Ishte totalisht i përkushtuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës Latine, por sërish dështoi. Megjithatë, tani është koha për pushime për Lionel Messi-n.

Së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët Mateo, Thiago dhe Ciro, Messi ka fluturuar në Karaibe, në një ishull të “fshehtë”. Ishulli është më pak se dy kilometra katrorë dhe i zënë thuajse i gjithi nga resorti ku po pushon ylli argjentinas.

Resorti ka 40 dhoma, 13 vila dhe 21 banesa private. E sigurisht, të pushosh aty nuk është aspak e lehtë, pasi sulmuesi i Barcelonës paguan 15500 euro në natë.

Burimi: https://sot.com.al

Aplikacioni Slack për desktop 33% më i shpejtë dhe përdor 50% më pak memorie

në kategorine Galileo

Slack prezantoi ditën e sotme një version të ri të aplikacionit desktop për Windows dhe macOS i cili premton përmirësime të mëdha të performancës.

Slack ka rindërtuar aplikacionet për tu fokusuar tek shpejtësia dhe kompania thotë se aplikacioni tashmë hapet 33% më shpejtë se më parë.

Madje përdor edhe 50% më pak memorie RAM. Të dyja këto përmirësime do të jenë të dukshme për shumë konsumatorët të Slack por veçanërisht tek ata që përdorin hapësira të shumëfishta pune në aplikacionet desktop të Slack.

Rezultati është se Slack nuk krijon më një kopje më vete për çdo hapësirë pune duke zënë RAM. Përkundrazi ripërdor komponentët dhe një kod bazë më modern.

Slack thotë se ka punuar në këtë modernizim që prej 2 vitesh. Ndërsa aplikacionet desktop funksionojnë në Electron, të gjitha pjesët vizuale janë rindërtuar duke përdorur React.

Edhe telefonatat në Slack duhet të jenë më të shpejta për tu realizuar. Përveç përmirësimeve të performancës aplikacioni Slack duhet të sillet më të mirë në kushtet e një interneti të kufizuar ose të ngadaltë.

Të gjitha janë të disponueshme në Slack nga dita e sotme. Ju mund të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit desktop Slack në uebsajtin e kompanisë. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

Ivan Rakitic ka një lajm të rëndësishëm për Barcelonën dhe PSG

në kategorine Sport

Skuadra e Paris Saint Germain ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Mesfushori kroat që luan me Barcelonën, Rakitic, ka qenë lidhur ngushtë kohëve të fundit me një kalim të mundshëm tek PSG, si pjesë e ofertës që do të dërgonte Neymar në ‘Camp Nou’.

Së fundmi, mesfushori kroat duket se ka vendosur që të bëjë të qartë idenë e tij për të ardhmen, dhe ajo duket se nuk korrespondon me idetë e PSG.

“Unë kam biseduar me skuadrën, trajnerin dhe ne kemi ndarë të njëjtat pikëpamje. Ideja është që të vazhdojë me Barcën. Jam i hapur, por ideja është që të vazhdojë këtu dhe ta shijojë, sepse kam akoma vite të mbetura në kontratë” citohet Rakitic nga ‘Leparisien’.

Në moshën 31 vjeçare, Rakitic mbetet një nga pjesët kryesore të Barcelonës. Ardhja e De Jong duket se nuk e ka shqetësuar aspak kroatin.

Burimi: www.botasot.info

3 milionë euro për 5 vjet, FSHF fillon procesin e shitjes së emrit të stadiumit të ri kombëtar, ja kushtet që duhet të plotësohen

në kategorine Sport

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se kërkohet një sponsor për stadiumin e ri kombëtarr.Institucioni i futbollit në vend kërkon një kompani që do të blejë të drejtën e emrit të impiantit të ri për së paku për një shifër prej 3 milionë eurosh, për një periudhë 5 vjeçare. Më poshtë njihuni me lajmërimin e bërë nga mediet ku sa më lart thuhet:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Burimi: https://sot.com.al

1 2 3 489
Shko lartë