e-medial

Biologu i njohur, Rukaj, apel qytetarëve: Kujdes, kjo është vala e dytë e COVID, do të jetë më e rëndë se e para!

Biologu, Et’hem Ruka, ka përshkruar situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku javët e fundit ka një rritje të numrit të të infektuarve.

Mikrobiologu Ruka shkruan në “Facebook” se situata po vjen duke u përkeqësuar, edhe pse njerëzit i janë kthyer jetën normale dhe nuk po zbatojnë rregullat e rekomanduar.

Sipas tij, kjo është një valë e dytë që nuk dihet kur do e arrijë pikun dhe se do të jetë më e rëndë se e para.

Statusi i plotë:

22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregulat e rekomanduar nga mjeket.

Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill.

Sic shihet nga grafiku vijezor, piku i pare i shtrimeve u shenua ne fillim te prillit. Tani kemi nje vale te dyte te cilen nuk e dime se kur do ta arrije pikun, por me shume gjasa do te jete shume me e rende se e para. Po ashtu numri i individeve pozitiv arriti 792 te cilet perbejne edhe arsenalin e infektimit te individeve te shendoshe. Ne realitet ky numur duhet te jete edhe me i madh se kaq.

Ky eshte numri me i larte i shenuar qe nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet per covidin nuk kane me interes, megjitahte une do vazhdoj t’i informoj miqte e mi virtuale ne Fb. Te gjitha te dhenat mbeshteten vetem ne rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise.

22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregulat e rekomanduar nga mjeket.

Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill. 

Microsoft dorëzohet përballë Facebook

Microsoft do të heqë dorë nga shërbimi streaming për video lojërat, Mixer, dhe inkurajoi njerëzit të krijojnë përmbajtje për shërbimin e rivalit Facebook.

Gjiganti i Windows vendosi të tërhiqet në një treg ku ka dështuar të fitojë dominim edhe pse kompania mbetet e përkushtuar në krijimin e videove lojërave, konsolave dhe shërbimeve cloud për video lojërat.

Madje këtë vit pritet të prezantojë një konsolë të re lojërash Xbox. Lëvizja vjen 4 vite pasi bleu Beam, startupin e streaming për video lojërat që Microsoft e ribrandoi në Mixer në 2017.

Blerja e Beam ndodhi pak pasi Amazon bleu Twitch në 2014-ën, i cili ende dominon këtë sektor. Ky i fundit shënoi rritje të paprecedent gjatë pandemisë së koronavirusit.

Microsoft tentoi të rriste popullaritetin e Mixer duke afruar krijues të famshëm si Tyler “Ninja” Blevins. Shërbimi Mixer do të jetë i disponueshëm deri më 22 Korrik dhe më pas faqja e tij do të ridrejtojë vizitorët në uebsajtin fb.gg të Facebook. /PCWorld Albanian

Në Vushtrri janë 144 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Vushtrrisë janë edhe 144 raste aktive me COVID-19, nga 307 raste gjithsej sa kanë rezultuar pozitiv që nga dita e parë e shfaqjes së këtij virusi në Republikën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri.

Ai ka njoftuar po ashtu se të shëruar janë 160 qytetarë nga Vushtrria ndërsa 3 raste kanë përfunduar me fatalitet, ku rasti i fundit ishte ai i një të moshuari 70 vjeçar i cili përveç coronavirusit vuante edhe nga sëmundje të tjera e që vdiq mbrëmë vonë.

“Mbrëmë vonë, qytetari i 3-të nga Vushtrria fatkeqësisht ka humbur jetën nga pandemia globale Covid 19. I ndjeri ishte i moshës 70 vjeçare dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Shtabi Emergjent dhe ekipet shëndetësore komunale kanë qenë vazhdimisht pranë familjes së të ndjerit. Në emrin tim, të Shtabit Emergjent dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes. Nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në qytetin tonë, kemi 307 qytetarë të prekur nga Covid 19. Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH dhe të IKSHPK, të shëruar janë 160 qytetarë. Aktiv janë 144 raste dhe kemi 3 qytetarë të vdekur”, shkruan Tahiri.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Shtabi Emergjent i komunës ka analizuar kohëzgjatjen mesatare të shërimit të pacientëve me Covid 19.

“Sipas analizës së Drejtorisë së Shëndetësisë, në fazën e parë (24 rastet e para) kohëzgjatja e shërimit të pacientëve ka qenë 18.56 ditë. Në fazën e dytë (nga pacienti 25 e tutje, të shëruar me teste të rikonfirmuara nga IKSHPK) kohëzgjatja mesatare e shërimit është 17.8 ditë”, bën të ditur Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë bëri thirrje që të gjithë qytetarët të respketojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pra virusi ekziston, rreziku nga virusi është ende shumë i lartë, prandaj ju KËRKOJMË secilit qytetarë të bashkëpunojë duke respektuar masat e IKSHPK dhe MSH: mbajtja e distancës, bartja e maskës është obligative si dhe higjena personale”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 47 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Me 47 rastet e sotme, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në  2,216, kurse deri më sot janë shëruar gjithsej 1,069 persona. Ndërsa janë gjithsej 37 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Arabia Saudite do të lejojë haxhillëk vetëm për “numër shumë të kufizuar” të njerëzve

Riad, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Arabia Saudite do të lejojë vetëm “një numër shumë të kufizuar” të njerëzve, të cilët veçmë jetojnë në këtë Mbretëri, të mund ta bëjnë haxhillëkun tradicional, që fillon nga fundi i korrikut, njofton DPA.

“Për shkak të situatës me pandeminë me Kovid-19 në nivel global, haxhillëku këtë vit do të mbahet me numër shumë të kufizuar të personave nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Arabinë Saudite”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Haxhillëk dhe Umre.

DPA transmeton se më shumë se dy milionë persona për çdo vit shkojnë në haxhillëkun tradicional në qytetin e shenjtë Mekë. bsh/

Murinjo: Kristiano, Drogba, Milito dhe Ibra kanë dhënë shumë gola nën udhëheqjen time

Londër, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Trajneri i Totenhemit, Zhoze Muronjo, iu përgjigj legjendës së Arsenalit, Pol Merson, sipas të cilit sulmuesi Hari Kejn nuk po shënon shumë gola nën udhëheqjen e “të posaçmit” për shkak të stilit të tij të lojës.

Kapiteli i Anglisë ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje prej se portugezi i ka ndërmarrë udhëheqjen e Totenhemit.

“Pol i dashur, kam respekt të madh për ty. Mendoj se Hari Kejn nuk ka problem për të shënuar gola për mua, veçanërisht kur është në formë dhe i freskët. Ky është mesazhi im deri tek njeriu, për të cilin kam respekt të madh. Unë kam trajnuar një lojtar që nuk është aq i keq. Ai tani luan për Juventusin. Ai ka luajtur për mua tre sezone dhe ka shënuar 168 gola (Kristiano Ronaldo në Real Madrid). Kjo është mesatarisht prej 56 golave për çdo sezon. Ka disa sulmues të cilët kanë luajtur nën udhëheqjen time dhe nuk janë të këqinj. Njëri prej tyre quhet Didie Drogba. Ai ka luajtur për mua katër sezone dhe ka shënuar 186 gola, mesatarisht nga 46 për sezon (për Çelsin). Kisha një me emrin Diego Milito. Ka luajtur një sezon me mua (në Inter në vitin 1009/10). Ai ka shënuar 30 gola dhe fitoi tre trofe. Kisha një lojtar tjetër për një sezon e gjysmë. Djalë i lartë,  Zlatan Ibrahimoviq (gjithashtu në Inter). Për një sezon e gjysmë, ai ka shënuar 58 gola ose 29 në mesatare”, tha Murinjo në konferencën e tij për shtyp para derbit të nesërm të qytetit kundër Uest Hemit. fb/

Таг

Spasovski: U dëshirojmë sukses Vuçiqit dhe SNS-së në mandatin e ri

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk i dëshiroi sukses në mandatin e ri Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas fitores së mbrëmshme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, presidenti Vuçiq dhe SNS e fituan përkrahjen e qytetarëve. U dëshirojmë sukses në mandatin e ri. Gjatë periudhës së ardhshme, presim që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet dhe thellohet në interes të qytetarëve të të dy shteteve dhe zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit tonë, e me këtë edhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/

Mbi 120 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Të paktën 2,291,353 raste me koronavirus janë paraqitur në SHBA, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, së paku 120.106 njerëz kanë vdekur në SHBA nga virusi, shkruan CNN.

Deri më tani të hënën, Johns Hopkins raportoi 11,478 raste të reja dhe 137 vdekje.

Në numrat total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe rastet e riatdhesuara.

Ancelotti në telashe me autoritetet spanjolle

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është akuzuar nga autoritetet spanjolle se nuk ka paguar 1 milion euro taksa.

Akuzat vijnë për kohën kur ai ishte në drejtimin e Real Madrid në vitet 2014/2015.

Autoritetet spanjolle pretendojnë se Ancelotti iu është shmangur pagimit të taksave pa asnjë shpjegim.

Trajneri italian nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza.

Tekniku italian është trajner i Evertonit pasi mori drejtimin e skuadrës në vitin 2019.

McLaren liron një “bishë” të tipit Mazda,

Dias ka punuar në McLaren që nga viti 2016, i cili ishte njëherësh edhe stillisti kryesor i Range Rover Velra dhe Elva, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, për sa i përket përformancës, sipas CarBuzz, makina ka përformanca që përkojnë me një model sportiv, ani pse nuk është dhënë ndonjë detaj specifik.

Megjithatë, firma për prodhimin e makinave ende nuk e kanë aprovuar modelin për prodhim. /Lajmi.net/

Pronarët e restoranteve në Malishevë sfidojnë shtetin, organizuan dasma në fundjavë

Edhe pse institucionet përgjegjëse ende nuk kanë lejuar hapjen e restoranteve, në komunën e Malishevës nuk e kanë pasur problem fundjavën e kaluar të thyejnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, pasi disa restorante kanë organizuar dasma.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, ka konfirmuar këtë gjë.

“Gjatë kësaj fundjave kemi pasur raste të tentimit të organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera, dhe për këtë qëllim, së bashku edhe me Policinë e Kosovës, jemi detyruar të ndërhyjmë në ndërprerjen e tyre. Edhe njëherë apelojmë tek pronarët e lokaleve hoteliere, por edhe tek qytetarët, që të vazhdohet me zbatimin në përpikëri të masave dhe vendimeve qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Kastrati.

Ai, edhe njëherë ka sqaruar opinion e gjerë dhe pronarët e lokaleve, se organizimi i dasmave dhe ahengjeve, nuk lejohet, pasi institucionet përgjegjëse shëndetësore, i kanë ndaluar, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, dhe kjo është një prej masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne si inspektorat jemi të detyruar të veprojmë për zbatimin e këtyre masave, prandaj, të bëjmë edhe pak durim në tejkalimin e kësaj situate pandemike me virusin korona dhe të mos bëhemi shkaktar të përhapjes eventuale të virusit. Në komunën tonë, ka kohë që është një situatë stabile dhe nuk kemi raste aktive me COVID-19, dhe kjo është meritë e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve që janë të angazhuar në menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe për këtë ne duhet të tregojmë ende kujdes”, ka thënë Kastrati, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.

Inspektorati komunal në Malishevë, thotë se ka kërkuar nga pronarët e lokaleve, që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për shëndetësi.