e-medial

OBSH: Pandemia e koronavirusit edhe më tutje përshpejtohet

Dubai, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – PandeMEDIAL e koronavirusit vazhdon  me përshpejtim në botë,  duke i përfshirë  miliona personat e infektuar të fundit vetëm për tetë ditë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm  i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejsus.

“E dimë se pandeMEDIAL  është shumë më tepër se një  krizë shëndetësore,  është krizë sociale, ekonomike, dhe në shumë vende  krizë politike. Pasojat e saj do të ndjehen me dekada, shtoi ai  në konferencën virtuale, të organizuar në Dubai.

Paralajmërimi i shefit të OBSH-së vjen prejse  shumë vende kanë hyrë në fazën e heqjes së masave  me qëllim që të përshpejtohet ekonoMEDIAL.

U deshën më shumë se tre muaj për t’u regjistruar milionat e parë të njerëzve të infektuar, ndërsa për  milionin e fundit vetëm për tetë ditë,  tha shefi i OBSH-së.

Ai, gjithashtu, u bëri thirrje qeverive  të përgatiten për pandemi të ardshme të mundshme që mund të paraqiten ” në cilindo vend në cilëndo kohë  dhe mund të vrasin  miliona njerëz  sepse  nuk jemi të gatshëm”.

“Nuk e dimë ku ose kur do të ndodh pandeMEDIAL e ardhshme,  por e dimë se do të ketë pasoja të tmerrshme për jetë dhe ekonominë botërore”. tha shefi i OBSH-së.

Në pandeminë e koronavirusit, nga paraqitja e saj në dhjetor dhe deri më tani, në botë vdiqën  së paku 465.300 njerëz. sa/

 

Çfarë i Ndodh Trupit Kur Heqim Dorë Nga Mishi

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë. Foto: Flickr

Çdo vit, mijëra njerëz në botë vendosin të heqin dorë nga mishi dhe produkett shtazore për të zbuluar në befasi të plotë përfitime të mëdha shëndetësore në organizëm.

Pavarësisht se mishi i kuq ofron proteinë, ai mund të zëvendësohet shumë mirë me produkte bazore të cilat kanë proteinë që i bën mirë metabolizmit dhe tretjes.

Rënia Nga Pesha

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë

Konsumi i bollshëm i frutave, perimeve, drithërave të plota dhe legumeve e bën rënien nga pesha më të lehtë, ndërsa mishi i kuq më të vështirë.

Kolesteroli

Pas heqjes dorë nga mishi i kuq, njeriu mund të vërejë një rënie të nivelit të kolesterolit në gjak.

Kjo është një gjë shumë e mirë sepse përmirëson shëndetin kardiovaskular i cili ka nevojë për shumë ushqyes që ofrohen nga burimet e tjera ushqimore jo-shtazore.

Stomaku

Stomaku i një personi që nuk ha mish është më i pastër.

Shumica e produkteve shtazore vijnë nga shtazë që janë ngopur me hormone dhe antibiotikë, ndërkohë perimet dhe frutat ofrojnë shumë fibër dhe antioksidantë që e mbajnë stomakun në gjendje shumë të mirë dhe eliminojnë patogjenët e rrezikshëm.

Lëkura

Një tretje e mirë reflektohet në fytyrë. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore kanë më shumë shkëlqim rinor në lëkurën e tyre dhe më pak puçra.

Fibra, antioksidantët dhe mineralet ndihmojnë në pastrimin dhe shëndetin e lëkurës.

Gazrat

Rritja e beftë e sasisë së fibrës mund të shkaktojë fryrje dhe gazra.

Ekspertët rekomandojnë që heqja dorë nga mishi dhe zëvendësimi i tij me produkte bimore të bëhet në mënyrë të ngadaltë por të qëndrueshme.

Sëmundjet

Duke supozuar që njeriu heq dorë nga mishi por e zëvendëson atë me ushqime të shëndetshme dhe jo të përpunuara, organizmi është më i mbrojtur prej sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.

Ekspertët thonë se ky rrezik i ulur ndaj këtyre sëmundjeve i atribuohet pranisë së lartë që një njeri duhet të ketë në organizëm të fibrës dhe antioksidantëve./AgroWeb.org

 

 

Asnjë vdekje e re nga COVID-19 në Holandë

Holanda nuk ka regjistruar asnjë vdekje ditore nga COVID-19, për herë të parë nga fillimi i marsit.

RIVM, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedis në Holandë ka raportuar zero vdekje nga Covid-19 për herë të parë që nga fillimi i marsit, raporton Reuters.

Holanda raportoi 69 infeksione të reja dhe dy pranime në spital.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend mbetet në 6,090 dhe numri i përgjithshëm i personave që kanë testuar pozitivisht është rritur në 49,658.

FMN: Denari i qëndrueshëm është një spirancë kryesore të politikave makroekonomike

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Regjimi fiks de fakto  i kursit të devizor të denarit në krahasim me euron është diçka që është i dobishëm për vendin tashmë disa dekada, duke paraqitur spirancë kryesore të politikave makroekonomike. E dimë se BPRMV mbetet e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor.

Këtë në intervistën për MEDIAL-n e theksoi shefja e misionit të FMN-së për vendin tonë, Bergljot Bjornson Barkbu dhe përfaqësuesja rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble.

Sipas tyre, treguesit që i ndjek FMN-ja tregojnë se vendi ka hyrë në krizën e koronës me një pozicion të fortë të rezervave devizore dhe se rezervat do të mbahen në nivel adekuat që e mbështet stabiliteti i denarit.

“Banka Popullore ka pasur rol kryesor në reagimin e kësaj krize. Ajo me sukses e përdor hapësirën e saj manovruese dhe e ka mbështetur ekonominë, njëkohësisht duke e ruajtur stabilitetin financiar”, konstatojnë Bjornson Barkbu dhe Eble.

Në këtë rast, ato e ndajnë vlerësimin e FMN-së se ulja e normës së interesit të bonove të thesarit dhe ulja e vlerës së tyre kanë ndihmuar të përkufizohet rritja e shpenzimeve për financim dhe mundësuan likuiditet shtesë për ekonominë. Njëkohësisht theksojnë edhe se masat të politikës monetare ishin plotësuar me masa në sektorin financiar, të cilat i kanë nxitur bankat t’i ristrukturojnë  kreditë dhe me këtë të mundësojnë ulje të përkohshme të barrës së kreditorëve të goditur nga pandeMEDIAL.

Në intervistën për MEDIAL-n, Bjorson Barkbu dhe Eble, shkurt u përqendruan edhe në sistemin tonë bankar dhe në gatishmërinë e tij të përgjigjet në goditjen nga kriza e koronës. Në këtë rast theksojnë se viteve të kaluara, sistemi e ka përforcuar pozicionin e tij kapital dhe se shkalla e kapitalit bazë në fund të vitit të kaluar ka qenë 14,8 për qind, su dhe niveli i kredive jofunksionale është relativisht i ulët. Njëkohësisht theksojnë edhe në vlerësimin e FMN-së se sistemi bankar do të mund t’i shkaktojë   goditje të rëndësishme makroekonomie. ar/

Numër njëshifror i të sëmurëve nga Kovid-19 pas një periudhe të gjatë në rajonin e Tetovës

Tetovë, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Shtabi i krizave i Komunës së Tetovës informoi se pas një kohe të gjatë në rajon ka numër njëshifror të të infektuarve të rinj nga Kovid-19, gjegjësisht katër raste të reja, tre prej të cilëve janë në Komunën e Tetovës dhe një në komunat rurale.

“Gjithsej, tani janë 538 pacientë, nga të cilët 333 janë aktiv. Janë shëruar 169 persona dhe gjithsej 36 persona kanë vdekur”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ajo theksoi se me vendim të Shtabit të Krizave më në fund u liberalizua transporti i udhëtarëve, i cili u ndërpre më 21 prill me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Komisioni për sëmundje infektive ka miratuar një bazë sipas së cilës shtabet e krizave vetë vendosin për organizimin e transportit ndërkomunal. Si përfundim, Shtabi i krizave i dërgoi një vendim SPB Tetovë duke informuar dhe liberalizuar transportin publik komunal. Në të njëjtën kohë, transportuesit duhet të respektojnë masat e mbrojtjes”, tha Arifi.

Ajo theksoi se sikur javën e kaluari numër i njëjti i pacientëve janë të shtruar në spitalin e Tetovës .

Arifi shtoi se është duke pritur një telefonatë nga Komisioni për sëmundjet infektive për të diskutuar masat e mëtutjeshme të mbrojtjes për të liberalizuar fusha të caktuara siç janë hotelieria.

Gjatë fundjavës, policia e Tetovës ka shqiptuar 239 gjoba për personat që nuk e kanë respektuar  masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave.

Dimitrov në pranim dorëzim të kryesimit të V4. Maqedonia e Veriut ka realizuar rezultate të konsiderueshme në zbatimin e reformave të nevojshme

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Në ftesë të ambasadorit çek Mirosllav Toman, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në ngjarjet e rastit në rezidencën çeke me rastin e pranim dorëzimit të kryesimit njëvjeçar me Grupin e Vishegradit V4, nga Republika e Çekisë – Republikës së Polonisë, ku u falënderua për mbështetjen e fuqishme të vendeve të V4 grupit të cilët janë partnerë stabil të rajonit.

Dimitrov theksoi se shteti ynë ka realizuar rezultate të konsiderueshme në zbatimin e reformave të nevojshme dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat sipas tij kanë kontribuuar për hapjen e një kapitulli të ri nga historia e saj, duke mbetur e përkushtuar edhe krahas sfidave nga pandeMEDIAL, në rrugën reformuese eurointregruese dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal.

Ai e konfirmoi shembullin pozitiv të bashkëpunimit rajonal të cilin e jep Grupi i Vishegradit dhe i cili e nxit krijimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Dimitrovit, motoja e kryesimit polak me Grupin e Vishegradit do të jetë “back on track” në kontekst të përballjes së pasojave me pandeminë.

“Simbolikë e mirë është që edhe Maqedonia e Veriut u kthye në rrugën e vërtetë, tani më si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe me dritë të marrë të gjelbër nga BE-ja për fillimin e negociatave-  dy qëllimet strategjike të cilat kanë ndodhur pikërisht për kryesimin çek me V4”, theksoi Dimitrov. fb/

 

 

 

​Britania kalon mbi 42 mijë numrin e viktimave nga COVID-19

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani. Këto janë shifrat e publikuara ditën e sotme nga zyra e statistikave në Britani.

Edhe më herët është publikuar një shifër e tillë të cilat nuk janë në koordinim me shifrën zyrtare që ka publikuar ministria e shëndetësisë deri më tani.

CNN shkruan se që në fillim të pandemisë ka pasur shumë parregullsi në regjistrimin e shifrave të ndaj një luatje e tillë konsiderohet më se normale.

Nëse një person ka ndërruar jetë 10 ditë më parë, ai mund të regjistrohet ditën e sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 227 viktima me një total që shkon në 35,023.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar mbi 246 mijë ndërkohë që edhe numri i të shëruarve rritet nga dita në ditë.

Aktualisht në gjendje kritike për jetën janë 1,559 persona.

Liverpooli bën ofertë zyrtare për Koulibalyn, por Napoli kërkon më shumë

Liverpooli ka bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly.

Kampioni aktual i Evropës po dëshiron transferimin e mbrojtësit qendror, por oferta e tyre e parë është refuzuar nga Napoli.

The Reds kanë ofruar 64 milionë euro për transferimin e lojtarit, ofertë që nuk i ka pëlqyer presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis.

Image

Klubi italian është gati për ta shitur yllin e tyre, por duan ta bëjnë atë për një shumë mbi 80 milionë euro.

Kalidou Koulibaly gjatë një dueli me Roberto Firminon në ndeshjen Napoli – Liverpool. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

29-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Napolin deri në vitin 2023, por që ka kërkuar largimin nga klubi pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Trajneri i liderit aktual të Anglisë, Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë senegalezin dhe dëshiron që ta bëjë partner në qendër të mbrojtjes me Virgil Van Dijk.

Gjithsesi për ta bërë realitet transferimin e tij, Liverpoolit i duhet ta ngrit ofertën edhe për 20 milionë euro më shumë.

Në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Paris Saint Germain apo Manchester United. 

Bayerni e huazon Leon Dajakun në Eredivisie

Bayern Munich mund t’i japë mundësinë Leon Dajakut për të fituar përvojë në një tjetër klub.

Sipas informacioneve të Sport1, është duke u kërkuar një destinacion për sezonin e ardhshëm për 19 vjeçarin me prejardhje nga Kosova.

Utrecht, një klub holandez që luan në Eredivisie, ka shprehur interesim për Dajakun, e po ashtu edhe disa skuadra të nivelit të mesëm në Bundesligë, emrat e të cilëve mbesin sekret.

Dajaku, që te Bayern Munich është transferuar nga Stuttgart, ka regjistruar vetëm dhjetë minuta për skuadrën e parë të ‘Bavarezëve’.

Është e qartë se është shumë pak për një lojtar të ri që dëshiron të tregojë veten në futbollin e të rriturve.

Liga e Holandës mbetet e njohur për futbollistët e Kosovës, pasi në të kaluarën pjesë e saj kanë qenë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi.

Vendet e Evropës Lindore po e përjetojnë më keq krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia

Deri më tani, Evropa është goditur më rëndë se çdo kontinent tjetër nga COVID-19.

Vendet e Evropës Lindore janë prekur më pak se ato të Perëndimit, madje edhe Gjermania Lindore më pak se Gjermania Perëndimore, kurse Evropa Jugore ka vuajtur më shumë se Veriu.

Vdekshmëria për person në Spanjë është më shumë se trefishi i asaj në Portugali dhe ajo e Francës sa katërfishi i Gjermanisë. Edhe ndikimi ekonomik është i pabarabartë. Teksa dalin parashikimet e dëmeve ekonomike të pandemisë, Evropa Qendrore dhe Lindore duket se janë veçanërisht të rrezikuara.

Kjo nuk do të thotë se gjendja në pjesën tjetër të kontinentit është e mirë. Në tremujorin e parë të vitit 2020, Bashkimi Evropian pësoi tkurrjen më të thellë ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto i BE-së u tkurr me 3.5 për qind krahasuar me tremujorin e kaluar.

Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 2.2 për qind në të njëjtën periudhë. Shifrat për tremujorin e dytë, kur masat bllokuese ishin më të rreptat, pritet të jenë shumë më të këqija.

Të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti ekonomik e BE-së në muajt mars dhe prill, ka rënë me rreth 30 për qind krahasuar me një vit më parë.