e-medial

Zidane me plot lëvdata për Benzema: Asisti i tij ishte në mesin e veprimeve më të mira të sezonit

Zinedine Zidane është i mahnitur nga Karim Benzema.

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka bërë një nga veprimet më spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme kundër Espanyol.

Francezi ka dhënë një super asistim për shokun e tij të skuadrës Casemiro, ky i fundit që i dha epërsinë skuadrës së tij.

Veprimi i Benzema i ngjante atij të 10 viteve më parë, që vinte nga Guti Hernandez, pikërisht si asistim për Benzema.

E pas këtij aksioni, Zidane nuk ka kursyer lëvdatat, duke thënë se ai aksion duhet të zë vend në mesin e më të mirëve të sezonit.

“Nuk më befason. Ai është një lojtar që sjell gjëra të reja”, ka thënë Zidane.

“Pastaj, Casemiro ishte aty. Mund të jetë goli që sjell titulli. Mund të jetë aksioni i sezonit”, ka shtuar trajneri i Real Madrid.

Fitorja minimale e Real Madrid mbrëmë ka bërë që ‘Los Blancos’ të kthehen në krye të tabelës së La Liga, tashmë me dy pikë më shumë sesa Barcelona.

Zbulohet përforcimi i parë i Milanit për merkaton e verës

Milan ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Rosonerët kanë nisur të punojnë rreth përforcimeve.

Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar përforcimin e parë të Rosonerëve për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Dominik Szoboszlai. Rosonerët kanë nisur bisedimet dhe polaku sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën kuq e zi këtë verë.

Vetë Szoboszlai e ka konfirmuar lajmin se është në bisedime me Milanin, por se për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Koronavirusi vret 70 vjeçarin, shkon në 56 numri i viktimave në Shqipëri

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë këtë të dielë prej koronavirusit, duke shënuar vdekjen e tretë në këto 24 orë, numri më i lartë deri më tani i viktimave që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar. I moshuari vuante nga diabeti dhe ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh.

NJOFTIMI:

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Ndihma e parë te gjendjet emergjente mjekësore gjatë temperaturave të larta në stinën e verës

Të shumtë janë ata që presin verën të entuziazmuar për t’u larë në det, liqe, lumenj dhe dalje për shëtitje në mbrëmje etj, por e gjithë kjo sjell një mori problemesh shëndetësore.

Në vazhdim do të shtjellojmë njohjen dhe veprimet bazike në vendndodhje për disa gjendje emergjente jetëkërcënuese që kërkojnë ndihmën e parë në vendngjarje.

Me këto veprime çdo qytetar me shkathtësi elementare të ndihmës së parë mund të parandalojë komplikimet dhe të shpëtojë jetë.

Djegiet nga dielli

Njohja

▪ skuqje e lëkurës me dhimbje në regjionin e djegies
▪ tendosje ose shtrëngim i lëkurës
▪ shenjë e vonshme, vezikulat në sipërfaqen e përfshirë

Qëllimet e ndihmës

▪ vendosni pacientin nga ndikimi i diellit në hije ose vend të freskët
▪ lehtësoni ankesat duke spërkatur djegien me ujë të ftohtë rreth 10 minuta dhe stimuloni pacientin të pijë disa gllënjka ujë të ftohtë
▪ nëse kemi praninë e disa vezikulare, kërko ndihmë mjekësore.

Image

 

2. Goditja nga dielli

Njohja

▪ kokëdhimbja, marramendja, ndjenja e pakëndshme, shqetësimi dhe pengesat
▪ lëkura e nxehtë e thatë
▪ temperatura trupore mbi 40⁰C me puls të shpejtuar dhe përkeqësim i shpejtë i nivelit të vetëdijes

Qëllimet e ndihmës

▪ zvogëlo temperaturën e viktimës sa më shpejtë që mundeni
▪ vendos pacientin në vend të freskët dhe kujdesuni për transport të shpejtë në spital nëse vëreni keqësimin e gjendjes së vetëdijes

3. Kafshimet e shtazëve (qenit, maces…)

Qëllimet e ndihmës

▪ ndalni gjakderdhjen
▪ me kujdes pastroni plagën nga kafshimi me sapin ose ujë të vakët, terni me gazë sterile dhe lidhni
▪ nëse plaga është e thellë – bëni lidhje sterile, dhe lidhni fort dhe të lënduarin transportoni në spital
▪ nëse dyshoni në tërbim- kujdesuni që pacienti të transferohet në spital
▪ pyetni pacientin se a është vaksinuar kundër tetanosit
▪ kërkoni nga mjeku këshilla nëse nuk din kur është vaksinuar dhe shiko e është plaga e kontaminuar
▪ kujdesuni që personi i kafshuar të shkoj në spital nëse nevojitet
▪ përcillni funksionet vitale dhe shenjat e mundshme të reaksioneve alergjike
thirrni shërbimin e urgjencës mjekësore, numrin 194.
▪ kujdes nëse pacienti manifeston shenja të shokut anafilaktik.

Image

 

4. Thumbimi i insekteve

Njohja

▪ dhimbje në vendin e thumbimit
▪ skuqje dhe ënjtje rreth vendit të thumbimit

Qëllimet e ndihmës

▪ minimizo ënjtje dhe zvogëlo dhimbjen, nëse thumbi duket, largoje nga anash me teh kartele ose thonj
▪ mos u shërbe me pincetë pasi që në plagë mund të insertoni edhe më shumë helme.
ngritni vendin e thumbuar dhe vendosni kompresë të ftohtë
▪ kujdesuni që personi i thumbuar të shkoj në spital nëse nevojitet
▪ monitoroni funksionet vitale dhe në reaksionet alergjike të mundshme

5. Kafshimi nga kafshët detare

Qëllimet e ndihmës

▪ zvogëloni dhimbjet dhe shqetësimet
▪ ndihmoni personin e lënduar të ulet dhe zhytni pjesën e lënduar në ujë të nxehtë, jo të valë për 30 min
▪ transportoni pacientin në spital në të cilin do të heqin thumbin pa rrezik
▪ mos vendosni fasha në plagë

6. Përmbytjet në ujë

Ndihma e parë

▪ vendosni frymëmarrje adekuate
▪ nëse shpëtoni personin e përmbytur në ujë ndihmoni të shtrihet në mbulesë me kapelë dhe kokë më ulët se trupi, ashtu që ujë të mund të rrjedhë nga goja
▪ ngrohni personin e aksidentuar
▪ nëse është e mundur ndërroni rrobat e lagura me të thata dhe mbuloni me mbulesë të tharë
▪ nëse i aksidentuari është me vetëdije, jepni të pijë ndonjë pijë kakao ose ndonjë pije të ngrohtë
▪ kujdesuni për transport urgjent në spital
▪ edhe pse personi që ka pësuar fatkeqësi në pamje është rehabilituar plotësisht thirrni Shërbimin e Urgjencës mjekësore (tel. 194 ose 112) për shkak të rrezikut të përmbytjes sekondare.

7. Lëndimet dhe plagët

Qëllimet e ndihmës

▪ parandaloni humbjen e gjakut, lëvizjet dhe infeksionin në vendin e lëndimit
▪ lutni viktimën të qëndroj i qetë
▪ plagën shpërlani me ujë, me garzë sterile e terni me garzë sterile e mbuloni dhe fashoni
▪ nëse dyshoni në frakturë, imobilizoni me longet të fortë dhe fashoni mirë.
▪ nëse kemi lëndim të dorës së personit, atëherë atë mund të vozis me automobil
▪ për lëndim të këmbëve thirrni shërbimin e urgjencës mjekësore (194 ose 112)
▪ pyetni viktimën a është vaksinuar kundër tetanosit
▪ kërkoni këshillim nga mjeku nëse pacienti ka plagë të kontaminuar
▪ kujdesuni për transport në spital me akomodim të përshtatshëm gjatë transportit

8. Goditja e rrufesë

Ndihma e parë

▪ goditja e kohëshkurtër e rrufesë, në këtë rast eliminoni lëndimin e nxehtësisë
▪ mund të digjen rrobat
▪ të rrëzohet viktima në tokë
▪ të shkaktohet arresti kardiak dhe arresti respirator
▪ shumë persona mund të mbijetojnë nëse menjëherë fillojmë reanimacionin kardiopulmonar (RKP)
▪ çdo herë largoni të gjithë personat e pranishëm nga vendi i goditjes së rrufesë pasi që ajo mund të godet përsëri në të njëjtin vend.

Image

 

9. Humbja e shkurtë e vetëdijes (Syncopa)

Njohja

▪ humbje e shkurtë e vetëdijes për shkak të cilës personi rrëzohet në tokë, pulsi i ngadalshëm, lëkura e zbehtë, e djersitur dhe e ftohtë

Qëllimet e ndihmës

▪ të përmirësohet qarkullimi i gjakut në tru
▪ personin nevojitet ta vendosim në dysheme të rrafshët me këmbë të ngritura 40-50 cm.
▪ lutni personat e pranishëm që të largohen me qëllim që pacienti të ketë sa më shumë ajër dhe hapni dritaret nëse jeni brenda
▪ observoni pacientin edhe pasi që të ndihet mirë
▪ mos e lejoni që menjëherë të ngritët dhe gradualisht të ulet e pas disa minutave atëherë të ngritët.

10. Alergjitë

Njohja

▪ papullat e skuqura të shoqëruara me kruarje dhe me ngritje të disa pjesëve në lëkurë (urtikat), skuqje dhe kruarje të syve
▪ frymëmarrje e vështirësuar, ënjtje e shuplakave, shputës ose fytyrës, dhimbje barku, vjellje dhe barkqitje.

Qëllimet e ndihmës

▪ vlerësoni nivelin e reaksionit alergjik
▪ vlerësoni shenjat dhe simptomat e lëkurës
▪ pyetni pacientin në çka është alergjik
▪ largoni personin nga alergjenët, nëse personi ka barnat e veta për alergji jepni ato t’i pijë
▪ nëse gjendja nuk përmirësohet dhe keqësohet – thirrni Shërbimin e Urgjencës Mjekësore (194 ose 112).

11. Helmimet me ushqim, vjellja dhe barkqitjet

Njohja

▪ mundimi, viellja, pason barkqitja
▪ dhimbjet e barkut, ethe

Qëllimet e ndihmës

▪ qetësoni pacientin, nëse vjell me leckë të lagësht pastroni fytyrën
▪ kompensoni lëngjet dhe kripërat
▪ ndihmoni të ulet, e kur të ndalet vjellja, jepni ujë dhe lëngje frutash të paëmbëlsuara
▪ të pijë shpesh dhe gllënjka të vogla
▪ kur pacienti të ndien uri i këshilloni për të ngrënë ushqim të lehtë të tretshëm në 24 orët e para, shembull pasta, makarona, bukë dhe patate
▪  në rast se ankesat vazhdojnë më gjatë se 24 orë dhe lajmërohen primesat e gjakut në sekretet e vjella, atëherë – thirrni Shërbimin e Urgjencës Mjekësore (194 ose 112)

Mbi 10 milionë të infektuar në gjithë botën

Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar shifrën 10 milionë sipas të dhënave zyrtare nga uebfaqja “worldometer”.

Numri mbarëbotëror i vdekjeve si pasojë e virusit ka arritur në 504,490, ndërsa numri i të shëruarve në mbi 5,5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 128,437.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në gjithë botën, me 1,3 milionë raste.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina, vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 83,512 raste deri më tani, përfshirë 4,634 vdekje dhe 78,460 të shëruar.

Zyrtare: Noah lojtar i Clippers

Joakim Noah ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij.

Qendra me shumë përvojë, Joakim Noah, i është bashkuar skuadrës së Los Angeles Clippers.

Francezi ka nënshkruar një kontratë, detajet e së cilës nuk janë publikuar akoma.

Dy herë i selektuari në ‘All Star Game’ do t’i ndihmojë skuadrës favorite për titullin e kampionit, duke shtuar përvojën në trapez.

Noah ishte lojtar i lirë dhe Clippers nuk duhej të paguanin asgjë për kartonin e tij.

Mbetet të shihet nëse qendra franceze do të ketë sukses me skuadrën që udhëhiqet në parket nga emra si Kawhi Leonard e Paul George.

Kryebashkiaku i Vlorës thirrje shqiptarëve nga Kosova që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e turizmit

Plazhet mahnitëse të qytetit Vlorës po presin me padurim turistët dhe pushuesit e parë, edhe pse këtë vit pritet që shumica prej tyre të jenë turistë vendas.

Ndonëse pandemia COVID-19 ka pllakosur gjithë botën, sektori më i dëmtuar është turizmi. Për këtë kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli bëri thirrje që shqiptarët nga Kosova dhe të gjitha trevat shqipfolëse të vizitojnë këtë vend dhe të ndihmohet rimëkëmbja ekonomike.

Kryetari i Bashkisë Vlorë tha se situata pandemike ka dëmtuar shumë këtë sektor, teksa konfirmoi se janë duke bërë përpjekje për t’i ndihmuar bizneset e Vlorës.

“Sigurisht pandemia, pjesë shoqëruese e jetës tanimë e cila ka pllakosur gjithë planetin, ka shkaktuar probleme e saj sidomos në sektorin e shërbimeve, në sektorin turistik, prandaj të gjithë së bashku jemi duke u përpjekur që t’i japim ndihmesën e duhur të gjitha këtyre bizneseve të cilat prej pandemisë pësuar dëme të konsiderueshme.

Mund të themi që prej pjesës të gjithë karantinimit, të gjitha bizneset e shërbimeve, të gjitha bizneset e vendosura në territorin e bashkisë së Vlorës kanë qenë të mbyllura”, tha z. Leli.

Pas daljes nga karantina, z. Leli thotë se bizneset kanë filluar të rimëkëmben, dhe sektori i turizmit ka nisur të zhvillohet. Ai shprehet optimist që sektori i turizmit do të rimëkëmbet shpejt.

“Unë them që pavarësisht dëmtimit që ka ndodhur në territorin në muajt që ka qenë në pushim, ajo që kam shpresë është që duke qenë që njësitë ose industria e turizmit në territor është e vogël nuk ka ato mekanizmat e hoteleve gjigante me shumë shtretër por është për hotelet butik, hoteleve që kanë pak personalet dhe që mund të rimëkëmben shumë shpejt, dhe të vihen në funksionalitet.

Të gjitha këto më japin shpresë, ndjehem pozitiv që do të ketë një ngritje ditë pas dite të biznesit të turizmit në territor”, theksoi kryebashkiaku.

Dritan Leli thekson se këtij sezoni rëndësi do t’i jepet respektimit të masave të marra nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, duke i ndjekur ato në mënyrë rigoroze që pushuesit të ndjehen të sigurt në Vlorë.

Pacientët me Covid-19 trajtohen edhe në spitale rajonale, 7 të shtruar në Gjakovë

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 ka filluar të ngarkohet edhe Klinika Infektive në QKUK, andaj pacientët me koronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste Covid-19 pozitiv dhe 3 raste pritet që sot të testohen.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar edhe 87 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.

Ngjarjet për sot në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar 4 ngjarje të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10.00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Draft- Planin e Punës së Komisionit, për periudhën korrik-dhjetor 2020 dhe nismën legjislative të Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)

Promovohet projekti “Autokamp”, i realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Prizrenit. (Pjesa e quajtur Kamping, në afërsi të restorantit “Natyra” në Prizren. (Ora 18.00).

Testi me një lugë do ju tregojë brenda 1 minute se çfarë probleme shëndetësore keni

Testi me një lugë do ju tregojë brenda 1 minute se çfarë probleme shëndetësore keni

Të gjithë e dimë se duke kryer kontrolle të rregullta tek mjeku, mund të na ndihmojnë të mbajmë një shëndet të mirë dhe t’i paraprijmë shumë sëmundjeve. Por ne priremi të injorojmë shenjat që trupi ynë tregon dhe nuk e kuptojmë se këto simptoma mund të shndërrohen në probleme të mëdha shëndetësore.

Për këtë arsye mjekët na tregojnë një truk shumë të thjeshtë që na ndihmon të zbulojmë më shumë për shëndetin tonë.

Ky test duhet të bëhet me stomak bosh, direkt sa të hapni sytë në mëngjes. Shmangni pirjen e ujit para se të bëni këtë provë.

Merrni një lugë dhe fërkojeni mbi të gjithë sipërfaqen e gjuhës suaj. Pasi të jetë e mbushur mirë me pështyme, vendoseni në një qese plastike dhe mbajeni nën diell ose në ndonjë llambë elektrike.

Pas një minute, nxirrni lugën nga qesja dhe bëni kujdes që të mos e prekni në pjesën ku ndodhet pështyma.

Nëse nuk keni njolla ose nuk keni erë të pakëndshme në lugë, atëherë organet tuaja të brendshme janë në gjendje të përsosur shëndetësore.

Në rast se vjen erë …

Erë e pakëndshme mund të jetë një tregues i problemit të mushkërive. Kjo erë është shumë më e keqe se fryma juaj e keqe. Kjo mund të jetë një shenjë e një infeksioni në mushkëri.

Nëse lugë juaj mban erë si amoniak (një erë e fortë, ) është një tregues i disa sëmundjeve të veshkave.

Nëse ka një erë frutash, atëherë mund të vuani nga diabeti. Kjo ndodh për shkak të pranisë së ketoneve që e bëjnë erën e ëmbël.

Po sikur të ketë njolla në lugë?

Njolla e bardhë tregon një infeksion të frymëmarrjes. Ajo shkaktohet nga disa infeksione dhe viruse të pranishme në trup.

Njollë e purpurt është një shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut, bronkitit ose niveleve të larta të kolesterolit. Bronkiti zvogëlon valët e ajrit që sjellin oksigjenin në qarkullimin e gjakut, e cila mund të shkaktojë një njollë të purpurt.

Njollat e verdha në lugë janë një shenjë e mosfunksionimit të gjëndrës tiroide. Këto njolla kenë një shtresë të trashë. Shndërrimi i beta-karotenit në Vitaminë A varet nga hormoni tiroide.

Njollë portokalli do të thotë që vuani nga një sëmundje e veshkave. Sëmundja kronike e veshkave mund të bëjë që indet e gojës të zbehen për shkak të anemisë, ose portokallit për shkak të depozitave të ngjashme me karotenin.