e-medial

KRU ‘Prishtina’ apelon për shpenzim racional të ujit të pijshëm

Për shkak të rritjes enorme të konsumit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel te qytetarët që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm.

“Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KRU “Prishtina”, shkruan lajmi.net.

Duke e parë edhe situatën me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për higjienë, KRU “Prishtina”, ka kërkuar që të kihet kujdes në shpenzimin e ujit të pijshëm.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”, pa ndërhyrje:

Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin.

Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!. /Lajmi.net/

Barcelona me mundësinë e fundit për ta “ëndërruar” titullin, e pret Atletico Madridin

Barcelona sonte do ta ketë testin më të vështirin ku fitorja i duhet me patjetër. Në “Camp Nou” udhëton ekipi i Atletico Madridit.

Atletico synon fitoren për ta siguruar vendin e tretë dhe Champions Leaguen, kurse blaugranët synojnë titullin ndonëse janë në disavantazh dy pikë ndaj Real Madridit.

Barcelona takohet me Atletico Madridin në kohën më të keqe të saj dhe në kohën më të mirë të Atleticos. Në 4 ndeshjet e fundit ekipi i Diego Simeones ka 4 fitore.

Ndeshja zhvillohet prej orës 22:00.

Lidhja në çifte, strategjia, vetëbesimi… ky është horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Shmangni personat që ju nxisin përtej kufijve, pasi për shkak të tyre gjërat mund t’ju ecin keq. Nëse keni menduar që të kontaktoni një mik me të cilin nuk keni folur kohët e fundit, do të ishte ide mjaft e mirë. Do të mësoni shumë prej tij.

Demi

Bëni kujdes me lidhjen në çift. E vërteta është e hidhur ndonjëherë, por është më e vlefshme sesa zbutja e kësaj të vërtete me gënjeshtra të bardha. Sa më të sinqertë të tregoheni, aq më shumë do të prisni të njëjtën sjellje prej tyre.

Binjakët

Duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Duhet të përdorni të gjithë energjinë tuaj për të shmangur një konflikt të mundshëm në aspektin profesional. Ruani qetësinë në mënyrë që të merrni rezultatin që dëshironi.

Gaforrja

Kujdesi do të jetë strategjia e duhur kur bëhet fjalë për të investuara para. Ndërsa kur bëhet fjalë për ndarjen e emocioneve, sa më ekstravagant të tregoheni aq më mirë do ishte. Ndihuni të kënaqur për ato çfarë keni në jetë.

Luani

Patjetër që duhet vetëbesim në bisedat me persona të rinj. Të takosh personat e duhur në kohën e duhur është edhe çështje fati. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet një ditë e qetë.

Virgjëresha

Ekziston mundësia të përballeni me një sfidë të vështirë në aspektin profesional. Është momenti t’i tregoni të gjithëve që mund t’ia dilni mbanë. Sa i përket marrëdhënies në çift, partneri partnerja juaj mund të shfaqë ankesa ndaj sjelljes suaj kohët e fundit.

Peshorja

Situata me dikë që e keni njohur së fundmi po bëhet gjithnjë e më interesante. Çdo ditë keni dëshirë më shumë për ta njohur personin në fjalë. Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një marrëdhënieje romantike mes jush.

Akrepi

Mund të përfshiheni shumë në punë sot, saqë të harroni edhe sensin e kohës. Tërhiquni pak nga projektet për të cilat po punoni aktualisht. Përpiquni të shijoni çdo aspekt të jetës.

Shigjetari

Aktualisht duhet të rrezikoni paksa në aspektin profesional për të arritur atë çfarë dëshironi. Një mundësi e menjëhershme që mund t’ju vijë sot, ka gjasa të mos përsëritet më. Një fillim i ri mund të nisë, çfarë do t’ju japë vetëbesim për të ecur në një drejtim të ri të jetës.

Bricjapi

Do të dëshironi që të rregulloni gjithçka menjëherë dhe të zgjidhni të gjitha problemet që ju dalin përpara. Megjithatë ndalni një moment pasi s’mund të jeni hero për çdo gjë. Merrni kohën e duhur dhe veproni me kujdes.

Ujori

Përpjekjet e jashtëzakonshme të dikujt në grupin tuaj në punë po sjellin shumë mundësi aktualisht. Sot është pikërisht dita e duhur për të përfituar nga këto mundësi. Tregoni mirënjohjen absolute ndaj personit në fjalë.

Peshqit

Do të jetë një ditë e qetë si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Do të keni kohë mjaftueshëm t’i përkushtoheni hobit tuaj. Për beqarët e kësaj shenje nuk përjashtohet mundësia e një ftese mjaft interesante gjatë ditës së sotme.

Wanda Icardi pozon vetëm në të brendshme para pasqyrës

Wanda Icardi edhe pse nënë e pesë fëmijëve format e saj trupore janë për tu admiruar, dhe shumë modele mund të ja kenë zili, shkruan lajmi.net.

Argjentinasja është e ndjekur nga miliona persona në Instagram, dhe shpesh herë ua ngacmon atyre imagjinatën me paraqitjet që bën.

Së fundmi ish bashkëshortja e Maxi Lopezit, ka ndarë një fotografi ku fotografon veten gjysmë të zhveshur para pasqyrës. /Lajmi.net/

Policisë së Kosovës do t’i shtohen pesë qenë për zbulimin e armëve

Ngjarja do të mbahet në Selinë e Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë 5 qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e certifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e polimerit.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri. /Lajmi.net/

8 shenjat paralajmëruese të mungesës së vitaminës D

Ndoshta nuk ndjeheni mirë, por kur dielli po shkëlqen dhe është i ngrohtë jashtë, ndiheni shumë mirë me veten tuaj.

Rrezet e diellit në të vërtetë mund të jenë burimi i humorit tuaj të këndshëm, pasi ato prodhojnë diçka që i nevojitet trupit tuaj, vitaminën D.

Ai formohet në trupin tuaj kur është i ekspozuar ndaj diellit, dhe konsumimi i duhur është jetik për kockat e forta, dhëmbët dhe një sistem të shëndetshëm imunitar.

Si e përfiton vitamina D trupin?

Vitamina D është përgjegjëse për thithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit, dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rezistencës tuaj ndaj sëmundjeve të caktuara, shkruan healthy life boxx.

Vitamina D është “vitamina e diellit” dhe prodhohet më së miri kur ekspozoni lëkurën tuaj të zhveshur në diell.

Këtu janë simptomat e mungesës së vitaminës D:

Sistemi i dobët imunitar (gjithnjë duke u sëmurë)

Dhimbje prapa

Lodhja

Depresioni

Dhimbje kockore (dhe humbje kockash)

Humbja e flokëve

Shërimi i ngadaltë

Dhimbje muskulore

Burimet natyrore të vitaminës D

Shumë njerëz në rast të mungesës së vitaminave të caktuara, së pari predispozojnë të kthehen në shtesa, por opsione më të mira janë që të përqendrohen në burimet natyrale të ushqimit.

Sidoqoftë, marrja e vitaminës tuaj nga burimet natyrale të ushqimit jo vetëm që do t’ju sigurojë sasinë e duhur të vitaminës, por gjithashtu i jep trupit tuaj një dozë të shëndetshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të tjerë të dobishëm.

Kjo lëndë ushqyese do të mbajë trupin tuaj të shëndetshëm dhe do t’ju mbrojë nga sëmundjet.

Saraçini: Nuk ishte e lehtë, por ishte një përmbyllje të suksesshme të edicionit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka publikuar një mesazh me rastin e përfundimit të edicionit 2019/2020.

Ai është shprehur se është bërë përmbyllja e suksesshme e sezonit në hendboll, me gjithë sfidat që ka kaluar.

Më poshtë letra e kreut të FHK-së:

Më një ndeshje të fortë e cilësore kemi përmbyllur një edicion vërtetë sfidues të garave. Besa Famgas e fitoi Kupën e Kosovës (meshkujt), pas një ndeshje plot aksion ndaj Prishtinës.

Besa Famgas, Prishtina, Vushtrria, Istogu por edhe të gjitha klubet meritojnë respekt e falënderime për punën e angazhimin gjatë edicionit të vështirë. Të tillë e bëri pandemia, që po ka ndikim global e rrjedhimisht edhe në sportin tonë.

Por, me angazhim të përbashkët kemi bërë një përmbyllje të suksesshme të edicionit. Vërtetë sfidat na forcojnë dhe na dërgojnë në nivel më të lartë. Kështu do të jetë edhe këtë herë. Dorëzimi, tërheqja, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë opsion për ne.

U bëmë model me vazhdim të garave, me krijimin e Task-Forcës për përballje me COVID-19, për kontrollim shëndetësor të pjesëmarrësve dhe për përfundim shembullor të edicionit.

Besa Famgas fitoi titullin dhe kupën te hendbollistët, Ferizaj fitoi titullin te hendbollistet kurse kupën e fitoi Vushtrria. U ndanë trofe edhe për grupmoshat. Më e rëndësishmja, kampanja përfundoi pa probleme dhe më të mirët u shpallën në bazë të meritave sportive.

E lehtë nuk ishte. Si gjithnjë jemi sfiduar. Për shembull një grup shikuesish të pandërgjegjshëm na krijuan telashe në ditën e finaleve. Falë Policisë së Kosovës dhe maturisë sonë u kontrollua gjendja.

E falënderojmë Policinë për kontributin, po ashtu drejtuesit e insistucioneve për madhështimin e finaleve me prezencën e tyre.

Falënderimi më i madh shkon për klubet e lojtarët që edhe njëherë dëshmuan përkushtimin për avancim të përbashkët.

Angazhime tjera na presin, me forca të përbashkëta drejt sukseseve të reja.

Eugen Saraçini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Shfaqet vogëlushi shqiptar – Pak muaj më parë shpëtoi nga kampi i ferrit në Siri

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij.

Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit.

Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që ka dashur t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 ka emigruar në Itali, ku edhe ka rënë pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës është plagosur rëndë edhe Alvini. U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i ferrit dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.

Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp.

Image

Alvini me babain

 

 

Dafina Kamberi vdes në lindje, këto janë fjalët e bashkëshortit

Prizreni29 qershor 2020

​Prizreni realizon projektin “Auto-Kamp”, i pari në Kosovë

Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot ka bërë lansimin e projektit të ri për…

Shtohen rastet e koronavirusit, Britania e vendos në karantinë Leicesterin

Qeveria britanike të hënën e ka vendosur në karantinë qytetin Leicester, i cili ka shkallë shumë më të lartë të infektimeve me koronavirus se pjesët e tjera të vendit.

Mbretëria e Bashkuar është në procesin e largimit gradual të masave kufizuese në nivel vendi dhe më 4 korrik do të largohen edhe disa kufizime, por qyteti Leicester dhe rrethina e tij tash janë të detyruar të kthehen prapa.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkalla e infektimeve për shtatë ditë në Leicester është 135 raste për 100,000 persona, tri herë më e lartë se qyteti i dytë në listë, dhe i ka pasur 10 për qind të të gjitha rasteve në vend gjatë javës së kaluar, shkruan “The Guardian”.

“Duke e pasur parasysh përhapjen në Leicester, ne nuk mund të rekomandojmë që lehtësimi i izolimit kombëtar më 4 korrik të ndodhë edhe në Leicester”, tha ministri Hancock përmes një deklarate drejtuar kuvendit.

Ai bëri thirrje që njerëzit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme drejt këtij qyteti që shtrihet në pjesën qendrore të Anglisë.