Atletiko zbuloi se cilët lojtarë janë të infektuar me koronavirus

Madrid, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Anëtari i ekipit të futbollit kroat, Sime Vërshalko, ka rezultuar pozitiv në koronavirusin, publikoi gazeta spanjolle “Marka”.

Klubi i tij Atletiko Madrid të dielën zbuloi se dy lojtarë janë pozitivë ndaj virusit, ndërsa lojtari tjetër është Anhel Koreja, që është gjithsesi goditje e madhe për “jorganxhiitë” para ndeshjes finale nga Liga e kampionëve kundër Lajpcig.

Sipas informatave jozyrtare, të dy lojtarët janë të izoluar djhe pa simptoma. Lojtarët tjerë  nga ekipi gjithashtu janë testuar dhe  të gjithë janë negativë.

Ekipi do të trajnojë  edhe njëherë para fluturimit të nesërm për në Lisbonë. Ata pritet të luajnë në Ligën e kampionëve kundër RB Lajpcig të enjten. sa/

Таг