Atletico Madrid – Milan: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

Atletico Madridi është nikoqir i Milanit për përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon ën ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Për këtë sfidë, Los Cholchoneros do të jenë pa lojtarët si, Joao Felix e Kieran Trippier, që janë të lënduar, derisa Felipe është i suspenduar.

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër, Rossonerët do të kenë më shumë mungesa si, Ante Rebic, Mike Maignan, Tiemoue Bakayoko, Davide Calabria, Samu Castillejo dhe Fikayo Tomori, që janë po ashtu të lënduar.

Analizë

Atletico Madrid

Griezmann rikthehet në fushë, pas suspendimit që kishte, por Felipe mbetet i suspenduar.

Felipe kishte shënuar golin e fitore në fundjavë, por që do të zëvendësohet nga Jose Gimenez.

Luis Suarez që po kalon nëpër një formë jo edhe aq të mirë, mund të mos startojë në këtë përballje.

Tripperi dhe Felix janë të lënduar dhe e fusin në presion Diego Simeonen se me kë duhet të startojë.