ASH demanton hyrjen në QEVERI: Spekulime të porositura nga grupacione brenda BDI-së!

Shkup, 19 Tetor – Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra se Aleanca për Shqiptarët do bëhet pjesë e qeverisë, ku sot qarkulloi edhe një lajm se nëse ASH do bëhej pjesë e qeverisë do udhëhiqte me 3 ministri dhe 30 drejtori, shkruan InfoShqip.

Por burime nga ASH për InfoShqip i demantuan këta pretendime që qarkullojnë në media dhe i quajtën si spekulime të porositura nga grupacione brenda BDI dhe këta pretendime përdoren në kuadër të luftës që po ndodh brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, për të dëmtuar Aleancën për Shqiptarët.