Artur e pranoi ofertën e Juventusit, marrëveshja me Barcelonën para finalizimit

Barcelonë, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Mesfushori i Barcelonës, Artur, më në fund e pranoi ofertën për transfer në Juventus. Sipas “Kalçomerkato”, oferta e fundit për rrogë të brazilianit prej 5,5 milionë euro, i ka bindur përfaqësuesit e tij.

Kjo do të ishte rritje e madhe e rrogës së brazilianit, me ç’rast thuhet se kjo është tre herë më shumë se sa paguan Barca për të në nivel vjetor.

“Kalçomerkato” dhe “Mundo Deportivo” thonë se këmbimi me mesfushorin juventin, Miralem Pjaniq tani është në “fazë finale”, pasi boshnjaku moti është pajtuar që të kalojë në “Kamp Nou”. bsh/

Таг