Njoftohuni me reperin shqiptar nga Shkupi I cili ka gjetur një menyrë të re për të monetizuar artin e tij, ndryshe nga se ç’jemi mësuar deri tani. Ai prezantohet me nofkën Loksenn, kurse më parë ka qenë I njohur me një nofkë tjetër “A Loc”.
Pasiqë teknologjia e kriptovalutave e njohur si blockchain, ka filluar të marrë vëmendje të madhe në sektorin e IT-së si dhe investimet e shumta të biznesmenëve të mëdhenj botërorë në kriptovaluta, kanë bëre që kjo të bëhet një realitet I pashmangshëm edhe në trojet tona shqiptare si dhe në ballkan. Artisti në fjalë ka shfrytzuar teknologjinë blockchain per të lansuar 3 kopje të veçanta të kengës “Scupi – 100 vjete harrese”, këngë të cilën thotë se e ka më tepër për zemër dhe që është e shkruar për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqiperisë. Pasiqë kënga flet për historinë shqiptare të Shkupit ai shkruan në storjet e tij të instagramit se “s’ka si të jetë ndryshe po nuk e shkruajmë historinë me këtë këngë”.
Kënga shitet si kopje e veçantë e cila është e regjistruar në rrjetin blockchain, si e tillë ngelet e pandryshuar dhe autentike, pas blerjes ajo kopje I takon blerësit dhe blerësi ne te ardhmen mund ta shet me çmim të cilin dëshiron vet blerësi. Pra pikërisht sikur pikturat që shiten në aukcion.
Dhe kjo nuk është e gjitha, një kopje e këngës kushton 1 ETH ku për
momentin shkëmbehet rreth 1700 dollarë amerikane.
A po shkruhet historia vërtetë me këtë dhe a ështe kjo e ardhmja se si do të funksionojë industria e muzikës dhe artit në pergjithësi ngelet të shohim, por gjithsesi se kjo bjen një frymë të re për të gjithë artistët në trojet tona.
S'ka qysh mu bo ndryshe nese nuk e shkrujme historine me "Scupi – 100 vjet harrese".
Kanga eshte n'shitje ne aukcion si NFT ne 3 kopje te veqanta digjitale. Bonu edhe ti pjese e historise 🙂
Linku i NFT-s:https://t.co/e7m8f0vjYq
— LOKSE₦₦ (@loksenn) March 27, 2021
INSTAGRAM:
https://www.instagram.com/loksenn/