Arthur në fundjavë te Juventusi për teste mjekësore

Arthur Melo do të udhëtojë në Torino këtë fundjavë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara transferimit të tij te Juventusi.

Transferimi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ekziston një marrëveshje midis të gjitha palëve.

Juventusi do ta mirëpres mesfushorin pasi Barcelona të ketë luajtur ndeshjen e tyre me Celta Vigon të shtunën.

Image

Sipas RAC1, Arthur do të udhëtojë në Torino për të finalizuar marrëveshjen me Juven, por do të jetë te Barca derisa të përfundojë sezoni.

Si pjesë e marrëveshjes është Miralem Pjanic, i cili do të transferohet në Barcelonë dhe do të luajë në ‘Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm.