Arrijnë në Shkup dy nga shtatë të lënduarit në aksidentin e autobusit

Shkup, 27 nëntor – Arrijnë në Shkup dy nga shtatë të lënduarit në aksidentin e autobusit

Arrijnë në Spitalin e Shkupit dy nga shtatë të lënduarit nga aksidenti i autobusit më 23 nëntor në Bullgari. Bëhet fjalë për një paciente 17 vjeçare dhe një pacient tjetër të moshuar, shkruan TV21.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ata do të vendosen në Klinikën për Kirurgji plastike dhe do të jenë nën mbikëqyrje.

Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe pesë të lënduarit e tjerë, në të cilën transferimi i tyre për në Spitalin e Shkupit do të bëhet ditëve në vijim.