Arrestohet Alil Demiri në Kosovë, i akuzuar në rastin “Monstra”
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2023/08/alil-demiri.jpeg)
Prishtinë, 24 gusht – Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.
Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së dhe Maqedonia është në kërkim të tij në lidhje me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.
Urdhri është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal.
Siç mësohet Demiri do të dalë para gjyqtarit kompetent.