Armë luftarake, municion e lëndë shpërthyese, arrestohet kosovari

në kategorine Shqipëri

Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Deparatamentit të Policisë Kriminale ka finalizuar operacionin policor “Papër”, nga ku goditi një rast të trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive .

 

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan -Peqin, ku u arrestua shtetasi Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.

 

51 vjeçari u kap në flagrancë nga policia duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

 

Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjetin që transportonte armët.

 

Ndërkohë vijon puna me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.