Armata e Pakistanit këtë vit ka rrëzuar nëntë drone të inteligjencës indiane

Islamabad, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Trupat pakistanezë kanë rrëzuar, siç sqaruan, një fluturake pa pilot të inteligjencës indiane që kishte hyrë në rajonin kontestues Kashmir, në kushte të tensioneve mes dy fqinjëve bërthamorë, bëri të ditur armata e Pakistanit mbrëmë vonë, transmetoi DPA.

Ky është droni i nëntë indian që këtë vit është rrëzuar nga forcat pakistaneze të armatës, bën të ditur sektori për marrëdhënie me publikun i armatës së Pakistanit.

Armata bëri të ditur se droni indian kishte hyrë 850 metra në anën e Pakistanit të Linjës për Kontroll, që de fakto është kufiri që e ndan Kashmirin në dy pjesë, të kontrolluara nga Pakistani dhe India.

Të shtënat tragjike kufitare në Kashmir përsëri shpërthyen pasi India në gusht të vitit të kaluar ia mori të drejtat speciale kushtetuese, shtoi agjencia gjermane.

Në fillim të këtij muaji, të paktën katër civilë pakistanezë ishin vrarë kur forcat kufitare indiane gjuanin fshatra në luginën kontestuese, disa ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse mes trupave indianë dhe kinezë në rajonin e njëjtë, transmeton DPA.

Ministria e Punëve të Brendshme të Pakistanit bëri të ditur se vetëm në vitin 2020 India ka bërë 1.487 shkelje në ndërprerjes së zjarrit përgjatë Linjës së kontrollit, në të cilat deri më tani kanë ndërruar jetë 13 civilë, ndërsa 106 janë lënduar.

Dy nga tre luftërat mes fqinjëve aziatikojugorë dhe rivalë udhëhiqeshin pikërisht luginës së Himalajeve Kashmir, transmetoi DPA. fc/