Arkeologët zbuluan mozaik të ri në Pallatin teodosian në Stobi, lokalitetin e vizitoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska
Shkup, 21 korrik – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska e vizitoi lokalitetin arkeologjik Stobi dhe u informua për hulumtimet më të reja arkeologjike në Pallatin teodosian, i cili është një prej ndërtimeve më të mëdha dhe më luksoze të dekoruara, që janë zbuluar në këtë qytet antik.
“Nga Institucioni nacional Stobi e informuan ministren për zbulimin më të ri arkeologjik – mozaik i ri. Siç paralajmëruan arkeologët, hollësitë për mozaikun, i cili shtrihet në njërën prej hapëirave dhe është vendosur si fushë qendrore këndrejte, do ta zbulojnë këto ditë”, kumtoi Ministria e Kulturës.
Sipas arkeologëve, me siguri kemi zbulim të ri në objekt reprezentues i cili, sipas rezultateve fillestare, paraqet perlë të re, të pazbuluar në qytetin antik i cili është trashëgimi kulturore dhe lokalitet me rëndësi të veçantë nacionale.

Nga IN Stobi informuan se në suaza të grantit nga “Kapllan fond”, në vlerë prej 300 000 dollarëve, për konservimin e Pallatit teodosian në Stobi këtë vit është përpunuar projekti themelor konservues për arkitekturën, si dhe projekt themelor konservues për dyshemetë e mozaikut të këtij objekti të dekoruar luksoz rezidencial.
Ministrja e Kulturës, së bashku me drejtorin Perovski, në lokalitet u takua edhe me studentët arkeologë, pjesëmarrës të Shkollës ndërkombëtare për arkeologji, të cilët këtë vit vijnë nga Amerika, kanadaja dhe nga RP e Kinës.

“Përmes këtyre fondacioneve mike, ekspertë me renome botërore janë përfshirë në studimin dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm dhe afirmimin e Stobit, ndërsa kjo e vendosë lëtë lokalitet në krye të hartave të njohura botërore arkeologjike. Në Stobi ka gjallëri dhe emocione, siç është gjatë verës në këto lokalitete. I përgëzoj arkeologët tanë për zbulimin e ri dhe u dëshiroj punë të sukesshme, këmbim të përvojave dhe miqësi të përhershme të arkeologëve të rinj të cilët na vijnë nga bota”, shtoi ministrja Kostadinovska-Stojeçvska.

