Arijanet Muric e pret penalltinë e kundërshtarit

Arijanet Muric e ka pritur penalltinë e kundërshtarit, në takimin që skuadra e tij Willem II është duke e fituar kundër Den Haag momentalisht në Car Jeans në Eredivise.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Muric është duke e ndihmuar skuadrën e tij Willem në luftë për mbijetesë në ligën elitare holandeze, me paraqitjet e tij të mira kohëve të fundit, raporton Gazeta Express.

Willem II është duke fituar 4:1 ndaj Den Haag dhe ndër meritorët për këtë është edhe Muric.

Numri një i Kosovës e priti gjuajtjen e El Khayati N. nga pika e bardhë në minutën e 38-të, kur skuadra e tij po fitonte me dy gola epërsi.

Willem II është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga liga kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të sezonit në Eredivise.

Muric u huazua te klubi holandez në shkurt, pasi dëshpëroi te Girona në La Liga 2, kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Në 12 paraqitje që prej shkurtit për Willem, Muric i ka pranuar 12 gola, pra 2 gola për ndeshje.

Por Willem është duke luftuar për mbijetesë dhe është ndër skuadrat më të dobët në ligë këtë sezon.

Muric pritet të rikthehet në Manchester City në verë, sapo t’i mbarojë huazimi në Willem në fund të këtij muaji.

Gjiganti anglez do ta largojë në huazim përsëri numrin një të Kosovës, sipas të gjitha gjasave.