Arifi publikon fotografi me Kurtin: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Luginën e Preshevës

Kryeministri Albin Kurti nesër do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.

Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.

Postimi i tij:

Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbise.

Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut.

Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen.

NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.