Arianit Shala – basketbollist i shquar në Gjeneratës e Republikës 

Basketbolli si shumë sporte tjera zhvilloi veprimtarinë e saj në kushte shumë të rënda dhe gjithnjë të rrezikuar nga pushtuesi serb në vitet e 90-ta. 

Vitet më të errëta (1991-1999), ku sportistët shqiptarë të Kosovës, zhvilluan garat në fusha dhe salla të improvizuara e me kushte të vështira, por e mbajtën gjallë sportin.

Gjeneratës së Republikës i takon Arianit Shala. 

Ai ka qenë prej basketbollistëve më të shquar të asaj kohe dhe me plot sukses ka luajtur në fanellën e Pejës. 

Shala me një armatë sportistësh asnjëherë nuk u ndalën, por iu kundërvunë  fuqishëm okupatorit serb. 

Sot, Shala është krenar që sakrifikoi për shtetin e Kosovës dhe i rezistoi Serbisë, duke i luajtur ndeshjet në kuadër të Republikës së Kosovës.