Arelena Shala, zgjidhet rreshter majore në Akademinë Ushtarake “West Point” në SHBA

në kategorine Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se kadetja Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore në Akademinë Ushtarake më prestigjioze “West Point” në SHBA.

Shala është përzgjedhur në mesin e 4400 kadetë elitarë.

Çitaku nuk e fshehu emocionin e saj, duke thënë se nga ky lajm iu mbushën sytë me lot.

Postimi i plotë:

Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.

Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.
Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.

E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!

https://westpoint.edu/…/usma-announces-class-2020-cadet-lea…

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.